Një grua është larguar nga banesa duke lënë dy fëmijë të mitur. Prej një viti ajo nuk ka patur asnjë kontakt me familjarët. Denoncimi për zhdukjen e saj e ka bërë i ati.
60 vjeçari me iniciale S.K. ka deklaruar në polici se e bija ka ikur para një viti duke braktisur edhe fëmijët e mitur, të moshës 12 dhe 8 vjeç. “Aktualisht fëmijët jetontë me bababë e tyre në Tiranë”, ka thënë 60 vjeçari.
Nënë e dy fëmijëve, me iniciale I.M., 33 vjeçe akuzohet për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.