Babai i divës së muzikës pop, Beyonce vazhdon të hedh baltë mbi vajzën e tij. Mathew Knowles ka thënë në një intervistë radiofonike se vajza e tij gënjen kur thotë se është 34 vjeç, kur në fakt është 36. “Beyonce ka fiks moshën e Pink”, ka thënë ish menaxheri i këngëtares, i cili ka bërë PR-in e Yonce, në fillimet e karrierës së saj. Ndërkohë kur të gjithë prisnin që ajo të reagonte, Beyonce është shfaqur në një nga eventet e radhës më në formë se kurrë, për ti treguar atij se vitet për të janë thjesht shifra.