Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babagjyshi i Vitit të Ri është një plehrë

2018/01/12 at 2:04 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Babagjyshi i Vitit të Ri është një plehrë

Nga Besnik Mustafaj


Njëri nga filmat më të shquar në kinemanë bashkëkohore franceze ka për titull “Babagjyshi i Vitit të Ri është një plehrë” (Le père Noel est une ordure). Është një komedi shumë argëtuese, realizuar në fillim të viteve ’80, me një pëlqyeshmëri planetare dhe që, kuptohet, me përmbajtjen e saj thellësisht humaniste siç është gjithmonë humori i shëndetshëm, nuk ka asgjë të përbashkët me çfarë do të shkruaj unë më poshtë.

Vetëm titulli, i nxjerrë doemos nga konteksti i filmit për të cilin ka lindur, me semantikën e vet të ftohtë, më ndihmon për të përcaktuar ndjesitë e mia lidhur me një shfaqje që Kryeministri ynë na dha në një televizion kombëtar në prag të vitit të ri, ndjesi këto fort të trazuara si prind, si qytetar i këtij vendi dhe si një njeri që, keq e mirë, ia kam kushtuar politikës njëzet vitet më aktive të jetës sime.

Fjala është për shfaqjen kur Kryeministri ynë, i veshur me xhybe të kuqe, mjekër të bardhë prej pambuku dhe çallmën si zilkë e përmbysur, në mizanskenën e Ardit Gjebresë, na paraqitet si mishërimi i babagjyshit të Vitit të Ri, të cilit një djalë me probleme shëndetësore i ka shkruar një letër me kërkesa nga më të natyrshmet, më njerëzoret. Si prind, jam i lumtur që halli i atij djali kurajoz e plot me dashuri për jetën, u lehtësua disi. Të paktën, do besuar se ky hall u lehtësua, në qoftë se Kryeministri ynë do e mbajë fjalën, gjë që nuk është shumë në karakterin e tij. Kam për atë djalë gjithë urimet e zemrës që kam për dy djemtë e mi. Nuk është aspak faji i tij pse unë u ndjeva i trazuar nga kjo shfaqje.

Faji kryesor është i Kryeministrit, të cilit i ka hyrë kaq shumë vetja në qejf, sa tanimë që mori edhe timonin, edhe tepsinë, do t’i veshë vetes edhe petkun e shpëtimtarit mitologjik për tokësorët më të dobët. Janë me qindra e qindra nëpër Shqipëri fëmijët që fati nuk i ka përkëdhelur e ndaj të cilëve shoqëria jonë ka detyrime të posaçme për t’i ndihmuar. Kjo përfshirje në gjuhën e politikës quhet solidaritet, është detyrim kushtetues për qeverinë dhe përmbushet me kontributin e të gjithë taksapaguesve shqiptarë. Kontributi i Edi Ramës për solidaritetin është në proporcion me taksat që ai paguan. Roli i Kryeministrit është krejt tjetër.

Fëmijët me cene shëndetësore janë pjesa më e dhimbshme në trupin e kombit. Kryeministri ynë dhe qeveria e tij nuk bëjnë asgjë për ta. Sepse solidaritetin, Kryeministri ynë nuk e sheh si një detyrim të lidhur më funksionin që i është besuar, por si një rast për t’i shprehur dashuri vetes një herë në vit duke veshur xhyben e kuqe të babagjyshit të Vitit të Ri për të dorovitur si në përralla një hallexhi. Kjo që bën Kryeministri ynë nuk duhet t’i ngjajë madje as asaj që bën Presidenti i Amerikës një herë në vit, kur, si një traditë folklorike i fal jetën një gjeldeti me rastin e Ditës së Falënderimeve. Kryebabagjyshi ynë i Vitit të Ri del nga shpella e tij qiellore për t’i ndryshuar jetën një njeriu.

Para dy a tri ditësh dëgjova në radio kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të ankohej ndaj qeverisë, e cila nuk përmbushte detyrimet minimale të parashikuara me ligj për mbështetje financiare të anëtarëve të kësaj shoqate. Punë e madhe për ta, dhe për paraplegjikët dhe për fëmijët e prekur nga autizmi! Në zemrën e madhe të Kryeministrit tonë ka vend për dhembshuri vetëm sa ç’zgjat një episod televiziv. Faj të madh ka edhe Ardit Gjebrea, i cili e lejoi veten të përdorej nga Kryeministri në një mënyrë fort poshtëruese për një njeri me përvojë të gjatë në ekran siç është ai.

Gjebrea kishte bërë dhe një mizanskenë mizerabël, fund e krye manipuluese, me gjysmën e ekranit të mbushur me kokën e Kryeministrit me fytyrën të përmbytur nga dhembja, nëpër syrin e të cilit rrjedh një kokërr loti tek dëgjon lutjen që ky fëmijë i dërgon me shkrim babagjyshit të Vitit të Ri, domethënë atij, mrekullibërësit, që ai të verë dorën në zemër jo duke i sjellë lodra e çokollata, por për ta ndihmuar që të ndjekë shkollën.

Fjala është për një mjet që ta marrë nga shtëpia çdo mëngjes për ta çuar në shkollë e ta kthejë në drekë. Në gjysmën tjetër të ekranit është ky fëmijë, me një fytyrë plot hutim të bukur që i shkon si fëmijë që është, duke u përpjekur të luajë pa gabime rolin që i ka caktuar Gjebrea. Sepse Gjebrea, i përdorur nga Kryeministri, përdor nga ana e vet pamëshirshëm këtë fëmijë duke e vënë të luajë një rol që, në fakt, nuk është më për moshën e tij. Ai është nëntë vjeç.

Gjebrea është vetë prind, ka rritur të vegjlit e vet dhe e di se një fëmijë nëntë vjeç, me një zhvillim mendor normal siç dukej fatmirësisht ta kishte protagonisti i këtij episodi, e ka kapërcyer tashmë moshën kur i beson verbërisht realitetit të përrallës. Është një mizanskenë spekulative, karikaturale, e pandershme, e pasinqertë, lënduese për ne që e shohim. Për t’i thënë gjërat siç janë, Kryeministri është treguar cinik me Gjebrenë dhe Gjebrea është treguar cinik me vogëlushin. Dua t’i them një fjalë si prindi-prindit edhe nënës së atij djali, e cila e kishte shoqëruar të birin në xhirimin e filmit.

Unë e kuptoj hallin e saj të madh dhe gëzohem për të që ky hall, me sa duket, iu lehtësua sadopak. Por ajo, me vetëdije ose pa vetëdije, ka treguar një egoizëm të pahijshëm, duke u bërë karshillëk qindra e qindra nënave të reja si ajo apo edhe më pak të reja, të cilat, të shkretat, kanë të njëjtën brengë në zemër si ajo, por fati nuk ua ka sjellë e nuk do t’ua sjellë ndoshta kurrë të bien në duart e një zhongleri të televizionit. Për herë të parë e kam gjetur vërtet me vend përcaktimin që po ky Kryeministër ka bërë për mediat si kazan. Por që brenda këtij kazani ishte tashmë ai vetë si autor dhe protagonist i versionit shqiptar të filmit me titullin “Babagjyshi i Vitit të Ri është një plehrë”.

/Marrë nga gazeta Panorama



Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij
Kryesore

Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij

24 Tetor, 2025 3:38 pm
Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
Kryesore

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

24 Tetor, 2025 12:27 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kronikë

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

24 Tetor, 2025 10:32 am
Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Kronikë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

24 Tetor, 2025 9:26 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident me vdekje në Krujë

24 Tetor, 2025 9:25 am
Kryesore

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025 8:01 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 24 tetor 2025

24 Tetor, 2025 7:59 am
“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Para
Pronarët fitojnë në Strasburg/ Tritoli i qeverisë ndaj kompleksit “Jon” do na kushtojë 13 milionë euro

Rama, Strasburgu dhe "Peshku i kripur" i Lungomares

Basha bën thirrje për kryengritje popullore: Nuk lejojmë më të qeverisemi nga bandat!

Basha bën thirrje për kryengritje popullore: Nuk lejojmë më të qeverisemi nga bandat!

Foto-lajm/ Kapen “mat” Basha me Kryemadhin, ja kush i shoqëron

Foto-lajm/ Kapen “mat” Basha me Kryemadhin, ja kush i shoqëron
















TE FUNDIT

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

Messi rinovon kontratën me Inter Miami
24 Tetor, 2025

Lionel Messi dukte se ka gjetur me të vërtetë “tokën e premtuar” në Amerikë. Ndryshe nga sa flitej prej kohësh,...

Lexo më shumë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
24 Tetor, 2025

Kryetari i komisioni të Ligjeve Ulsi Manja theu heshtjen e mazhorancës për raportin e ODIHR që kritikon PS për përdorimin...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
24 Tetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka deklaruar ditën e sotme mbarimin e mandatit të anëtares Sonila Bejtja, në datën 25.04.2025. Pas konstatimit të Kushtetuese, vendimi...

Lexo më shumë

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
24 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, të shmangë provokimet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com