Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

B4Students, mbi 500 të rinj aplikojnë për praktika pune në Grupin BALFIN

2021/08/27 at 11:49 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
B4Students, mbi 500 të rinj aplikojnë për praktika pune në Grupin BALFIN

Nevoja e të rinjve në Shqipëri për zhvillim profesional e mundësi karriere është shumë e lartë. Të rinjtë shqiptarë janë energjikë, ambiciozë dhe me ëndrra. Kjo u dëshmua edhe në thirrjen e parë të aplikimeve për programin e Praktikës dhe Punësimit nga B4Students, një program i dedikuar studentëve, i cili po i përkrah tashmë ata në forma të ndryshme. Më shumë se 500 aplikime u dërguan nga studentë të universiteteve të ndryshme të Shqipërisë brenda një muaji, përmes platformës së posaçme www.b4students.com.


Këtë vit, programi i Praktikës dhe Punësimit nga B4Students organizohet në bashkëpunim me 10 shoqëri të Grupit BALFIN, pranë të cilave do të zhvillojnë praktikën profesionale në periudhën 15 shtator – 15 dhjetor 2021 një numër i konsiderueshëm nga studentët që kanë aplikuar.

Përzgjedhja e studentëve do të bëhet nëpërmjet intervistimit nga ana e ekspertëve të Burimeve Njerëzore të shoqërive ku ata vetë kanë aplikuar, konkretisht: ACREM (që menaxhon qendrat tregtare TEG dhe QTU), Albchrome, Neptun Albania, Fashion Group Albania, Jumbo Albania, ManeTCI, Milsped Albania, Stella Mare, SPAR Albania dhe Tirana Bank. Intervistat do të përfundojnë në 10 shtator 2021, në mënyrë që fituesit t’u bashkohen sa më shpejt kompanive.

Sipas Oltjon Valisit, drejtues i programit, B4Students po jep rezultate: “aktiviteti bankar, shitjet me pakicë dhe fusha e shërbimeve, rezultojnë se janë tre nga industritë më të preferuara nga studentët, ndërsa shoqëritë me numrin më të lartë të aplikimeve janë Tirana Bank, Neptun Albania, Fashion Group Albania dhe ACREM. Profilet e praktikës që kanë tërhequr më tepër vëmendje te studentët janë Teknologji & Informacion dhe Shitjet/Retail nga Tirana Bank, Financë & Kontabilitet nga Neptun Albania si dhe Leasing nga ACREM” – shprehet ai.

Me programin e Praktikës dhe Punësimit, B4Students synon të kontribuojë në aftësimin profesional të studentëve në Shqipëri dhe integrimin e tyre në tregun e punës në një fazë sa më të hershme, duke i dhënë mundësinë të krijojnë përvojë pune në profilin e dëshiruar, të zhvillojnë njohuri e aftësi të reja, të ndërtojnë kontakte e bashkëpunojnë me profesionistë nga shoqëri të Grupit BALFIN, të cilat, bazuar në performancën e praktikantëve do të propozojnë mundësi punësimi.

Mundësia për punësim në shoqëritë e BALFIN është e lartë dhe kjo konfirmohet edhe nga Elvin Nosi, Drejtor i Burimeve Njerëzore të Grupit, i cili shprehet se “nga të dhënat ndër vite, rezulton se mbi 32% e praktikantëve arrijnë të punësohen tek ne gjatë apo pas praktikës profesionale, dhe mbi 98% e tyre do i rekomandonin kompanitë e Grupit tek studentët e tjerë”.

B4Students nisi në muajin maj të këtij viti me Konkursin e Ideve të Biznesit, ku siguruan mbështetje me grant dhe mentorim dy projekte biznesi nga studentët Erasmia Varfi, Kejli Doda dhe Ilda Haxhiu. Komponenti i Praktikës & Punësimit është aktiviteti i dytë radhazi, pas të cilit do të vijohet me Konkursin e Sfidave të Biznesit, ku studentët do të ftohen të analizojnë një sfidë reale nga veprimtaria ekonomike dhe të propozojnë zgjidhje. Aplikimet për këtë konkurs do të nisin më 20 shtator 2021. Deri në fund të vitit, studentët e organizuar në klubet e universiteteve do të kenë mundësi të bëhen pjesë e thirrjes për projekt-ide me fokus social, e cila do të mbështesë fituesit me grant e këshillim.



Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Rusia: Takimi Trump-Putin i panevojshëm për momentin

2 Nëntor, 2025 2:33 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të ndërhyjmë, ndaloni mzorinë ndaj të krishterëve

2 Nëntor, 2025 2:02 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Para
Mal i Zi/Kapet 1 ton kokainë,  sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë

Mal i Zi/Kapet 1 ton kokainë, sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë

Itinerari i afganëve, avioni u nis nga Kabuli, u ndal tranzit në Gjeorgji

Itinerari i afganëve, avioni u nis nga Kabuli, u ndal tranzit në Gjeorgji

Elbasan/ Plagoset me thikë 26-vjeçari, tre të arrestuar

Kukës/ I riu merr sëpatën dhe kërcënon prindërit
















TE FUNDIT

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
2 Nëntor, 2025

Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe...

Lexo më shumë

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
2 Nëntor, 2025

Një 20-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga Policia e Tiranës, sepse mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit...

Lexo më shumë

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
2 Nëntor, 2025

Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titull në kampionatin kroat, duke mposhtur Rijekën me rezultatin 2-1...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com