Ka skaduar afati i pritjes se plotesimit te kerkesave te studenteve. Edhe pse mes shume debatesh mes tyre, mesa duket studentet kane vendosur te nisen drejt Zogut te Zi. Midis studenteve ka shume konfuzion, dhe akoma nuk kane marre nje vendim perfundimtar se si do vijoje protesta, por aktualisht jane ndare ne dy pjese, nje pjese ne Zogun e Zi. Dhe nje pjese jane te Masr. Duket se qellimi i tyre eshte te bllokojne rruget. Ata thone se ky eshte hapi i pare i pershkallezimit te protestes, derisa te plotesohen kerkesat e tyre.
Nje nder studentet pjesemarres ne proteste eshte dhe Azem Hajdari, djali i Azem Hajdarit, i cili tha se ka ardhur koha te vendosin per veten, dhe jane gati te konfrontohen dhe fizikisht per te mbrojtur te drejtat e tyre. Azemi tha se kjo nuk ka lidhje me partine, por deshiron te jete arkitekt i te ardhmes se tij, dhe eshte aty si nje student e shok i studenteve.
Kujtojme se qeveria duhej te plotesonte 8 kerkesa te studenteve, dhe si afat te fundit kishin diten e sotme, deri ne oren 16:00.
Kjo eshte dita e shtate e protestes se studenteve nga e gjithe Shqiperia, te cilat jane aktualisht te mbledhur para Ministrise se Arsimit. Studentet i kishin parashtruar tete kerkesa qeverise, ku nder te tjera mund te permendim karten e studentit, pergjysmim tarifash, kushte me te mira ne konvikte etj.