Aktualitet

Axhenda, sot takimi i radhës i ‘Open Balkan’ në Beograd


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:09 - 04/11/21 |
Opi Nion

Këtë të enjte do të zhvillohet në Beograd takimi i radhës për iniciativën e ‘Open Balkan’, mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sikurse është bërë me dije edhe më herët për shkak të dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.

Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitrov mbërritën mbrëmjen e djeshme në Beograd. Vëmendje mediatike mori pritja e veçantë që u organizoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Kësaj darke iu bashkua edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, që po përfundon vizitën zyrtare në Serbi.

Ndërkohë është zbardhur edhe axhenda e ditës së sotme.

AXHENDA

08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve.

09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë.

10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov.

11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve.

Pas