Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokatja që humbi gjyqin dhe mashtroi qytetaren detyrohet të kthejë paratë

2018/06/08 at 9:32 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Avokatja që humbi gjyqin dhe mashtroi qytetaren detyrohet të kthejë paratë

Më datë 22 Maj, emisioni “Stop” transmetoi rastin e Urani Dhimës, e cila tregoi sesi u mashtrua nga avokatja Alma Bala, që e pajtoi për një problem pronësie.


Urania pajtoi avokaten Bala për të ndjekur procesin gjyqësor të një prone, por kjo e fundit e humbi gjyqin edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë, edhe në atë të Apelit. Avokatja i kërkoi 83.500 lekë me pretendimin se gjyqi është fituar dhe letrat ndodheshin në Hipotekë për të përfituar certifikatën e pronësisë.

Emisioni ”Stop” u rikthye në Lushnje për t’i kërkuar avokates mashtruese t’i kthejë paratë qytetares.

“Meqënëse Urania nuk do që unë të merrem më me këto punë, deri nesër do t’ia kthej. Mos ki merak! Jemi në këto kushte, kështu që ju mirëpres nesër!”, u shpreh Alma Bala.

Avokatja premtoi t’ia kthejë ditën e nesërme, por për surprizën e Uranisë, ia çoi në shtëpi brenda ditës.

“I solli lekët avokatja. Hajde shikoji po s’besove! Po të mos kishit qenë ju, unë këto lekë nuk do t’i merrja dhe puna ime s’dihet se kur do të mbaronte”, u shpreh e lehtësuar Urania.

Çfarë transmetoi emisioni “Stop” në datën 22 Maj lidhur me mashtrimin e avokates Alma Bala:

“U interesova, mora një avokate, Alma Balën. Ajo mori përsipër të bënte gjyqin. Vazhdoi gjyqi në Lushnje, mbaroi dhe e hodhën në Vlorë. Atje ka mbaruar në muajin Janar 2017. Avokatja mua më thoshte që nuk ka mbaruar. Më thotë në muajin Maj që gjyqi mbaroi, ka ardhur vendimi dhe tani do regjistrohen te Hipoteka. Më thotë që duhen 835 mijë Lekë (të vjetra) për këto letra, 500 mijë Lekë për regjistrim ndërtese, 300 mijë Lekë për tokën dhe 5 mijë Lekë për atë që do bënte letrat. Ia jap lekët se e besova, kur një ditë ajo ma mbyll derën dhe nuk më pret më”, rrëfeu denoncuesja.

Ndaj dhe Urani Dhima vendosi të shkonte të interesohej vetë për ecurinë e çështjes gjyqësore, por u përball me një të vërtetë të hidhur.

Më datë 09.12.2015, Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit më datë 25.01.2017, kishin vendosur rrëzimin e padisë, por avokatja e kishte gënjyer dhe i kishte marrë para për t’i regjistruar pronën në Hipotekë, një veprim që nuk mund të kryhej, pasi binte në kundërshtim me vendimin e gjykatave.

“Këtë dua të di unë! Pse më ka gënjyer për një vit të tërë?!”, u shpreh e shqetësuar denoncuesja.

Urani Dhima u përball me avokaten dhe nëpërmjet kamerës së fshehtë të emisionit “Stop” provoi që kjo e fundit vijonte ta gënjente.

Qytetarja – Çfarë do bëjmë, në dreqin do vejë?!

Avokatja Alma Bala – Po ik tani! Mbarova unë ato që kisha për të bërë, të miat, se tani hallet nuk mbarojnë, po të paktën…

Qytetarja –  Mbarojnë, po kur?

Avokatja Alma Bala – Mbarojnë, domethënë këtu jam unë. Do të marr unë nesër në telefon. Këtu jam unë, nuk lëviz më!

Qytetarja – O, Alma! Unë nuk kam më durim!

Avokatja Alma Bala – Ik tani! Nesër do të marr vetë në telefon.

Qytetarja – Mos më thuaj ik!

Avokatja Alma Bala – Po ik tani! Unë kam respekt për ty, që të them ik!

Qytetarja – Dale, të llafosemi 5 minuta!

Avokatja Alma Bala – Po, po!

Qytetarja – Ose 2 minuta, sa të llafosemi! Më the për vendimin e gjyqit, që e kam marrë.

Avokatja Alma Bala – Tani, të gjitha këto i ke të bëra, i kam unë dosjet në shtëpi, ti më ke gjetur dy herë duke qenë në zyrë. Do të marr vetë në telefon edhe kaq! E kam vetë dosjen në shpi.

Qytetarja – Puna e gjyqit, qysh ishte?

Avokatja Alma Bala – Është e mbaruar, po ik, se kam dosjen në shpi tashi!

Qytetarja – Unë kam marrë vetë vendimin e gjyqit. Vendimi i gjyqit ka mbaruar. Nuk kam fituar. Pse më gënjen?

Avokatja Alma Bala – O, ti, do ikësh tani?!

Qytetarja – Po pse më gënjeve, se ke marrë gjithë ato lekë? O Almaa…

Avokatja Alma Bala – O Urani, do ikësh tani?!

Qytetarja – Pse m’i ke marrë lekët?

Avokatja Alma Bala – O Urani! Nuk të merrem, ik tani do marrësh ato të hipotekës, që të duhet dhe rri e qetë!

Qytetarja – Po kur do t’i marr unë ato?

Avokatja Alma Bala – Ja, do të thërras unë nesër!

Qytetarja – Kur do më thërrasësh?

Avokatja Alma Bala – Nesër, do të thërras unë të thashë! Nesër! Unë tani sa erdha. Nesër do të thërras unë  edhe do ta shikosh Hipotekën, e ke marrë apo s’e ke marrë, se s’të merr njeri… Lërë moj ti se unë ça ta kam bërë ti tani… Kam vajt unë para teje, rri e qetë se do të marrë unë  të thashë, do të marr unë më vonë thash. Do të marrë unë thash ça ke e kam marrë unë përsipër këtë, do ta çoj unë deri në fund.

Duke u bazuar në fjalët e avokates Alma Bala, gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnje për të pyetur nëse ka nisur procedura për certifikatën e pronësisë. Juristja e këtij institucioni, Elfrida Bilbili deklaroi se nuk ka asnjë aplikim në emër të zonjës Dhima, apo përfaqësueses së saj ligjore.

Por avokatja Alma Bala, e pyetur nga gazetarja, u shpreh se e kanë humbur procesin gjyqësor, ndaj dhe nuk ka paraqitur dokumentet në ZVRPP. Ajo gjithashtu mohoi të ketë marrë para nga denoncuesja, pasi këmbënguli në faktin që gjyqet i kanë humbur. /tvklan.al

 

Etiketa: avokatja humbi gjyqindetyrohet te ktheje paratemashtroi qytetaren


Ju sugjerojmë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
Kryesore

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

26 Shtator, 2025 1:09 pm
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Aktualitet

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

26 Shtator, 2025 11:28 am
Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
Kronikë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

26 Shtator, 2025 10:17 am
“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”
Aktualitet

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

26 Shtator, 2025 10:11 am
Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin
Kronikë

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

26 Shtator, 2025 9:36 am
Kryesore

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025 8:31 am
Para
Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagoset një 33 vjeçar

Krim i rëndë në Durrës, burri vret gruan

Veprimi i çuditshëm që bën zëvendësi Pence kur Trump lëviz shishen e ujit!

Veprimi i çuditshëm që bën zëvendësi Pence kur Trump lëviz shishen e ujit!

Video/ Florian Marku mund serbin

Video/ Florian Marku mund serbin
















TE FUNDIT

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
26 Shtator, 2025

Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive; mashkullore dhe femërore, sipas BBC....

Lexo më shumë

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
26 Shtator, 2025

“Forbes Global Properties” rrjeti prestigjioz ndërkombëtar i pasurive të patundshme, hap dyert në Shqipëri përmes përfaqësuesit ekskluziv Capital Point. Kryeministri...

Lexo më shumë

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
26 Shtator, 2025

Emri i multimiliarderit Elon Musk shfaqet në dosjet e Jeffrey Epstein në lidhje me një vizitë të mundshme të njeriut...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
26 Shtator, 2025

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paralajmëruar se veprimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mund t’i “vënë flakën” rajonit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com