Avokatja e Alma K., ka dhënë një prononcim për mediat, në përfundim të seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të hënë, ku gjykata vendosi për lënien në fuqi të masës arrest shtëpie për 40-vjeçaren që shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Avokatja tha se klientja e saj do duhet të ishte pa masë sigurie pasi ka fëmijë, nënë të sëmurëdhe është e vetmja që sjell të ardhura në familje.
“Përfundimisht i kërkova gjykatës që klientja ime të jetë pa masë ose në ndryshim nga arresti shtëpie të jetë me detyrim paraqitjeje. Sepse ka një fëmije të vogël 12 vjeç si dhe ka të nënën sëmurë. Ajo është e vetmja që sjell të ardhura në familje.”- tha avokatja e Alma K.
Hetimet për Gjicin dhe Alma K., nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, ku të dy shfaqeshin duke kryer marrëdhënie seksuale në ambientet e zyrës së kryebashkiakut të Kukësit.
Pas aktit seksual, ata shfaqeshin në video teksa diskutonin për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës./Opinion.al