Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokati nga SHBA: Fituesit e Lotarisë Amerikane, si do të procedojnë në vazhdim

2018/05/20 at 9:10 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Avokati nga SHBA: Fituesit e Lotarisë Amerikane, si do të procedojnë në vazhdim

Nëse jeni fitues i lotarisë, do t’ju kërkohet të shkoni në intervistë në konsullatën ose ambasadën amerikane në vendin ku banoni. Këtu janë disa këshilla nëse jeni planifikuar për intervistë në Tiranë, Shqipëri.


Ne u sugjerojmë së pari, të bëni çdo përpjekje për të qenë prezent në intervistën e planifikuar për ju. Nëse nuk jeni në gjendje të respektoni takimin, i shkruani konsulatës amerikane në adresën:[email protected] , sa me shpejt të jetë e mundur. Shkruani emrin tuaj të plotë, numrin e rastit( case number), datën e lindjes, arsyen e vonesës dhe sugjeroni kohën se kur jeni në dispozicion për një takim tjetër.

Mund t’u duhet një pritje e gjatë deri në takimin tjetër, prandaj u lutemi të përpiqeni të paraqiteni në datën e caktuar. Aplikantët e DV duhet të jenë të vetëdijshëm se vizat janë të kufizuara në numër dhe duhet të lëshohen deri më 30 shtator të vitit të programit. Nuk ka asnjë garanci se viza do të jetë ende e disponueshme në datën e intervistës të riprogramuar nga ju.

Para se të intervistohet, secili aplikant duhet të paguajë taksën e llotarisë. Për aplikantët e DV-2019, tarifa është $330 për person. Kjo tarifë është e pakthyeshme, nëse lëshohet viza apo jo. Tarifa të tjera mund të aplikohen gjatë procesit, siç janë ato për ekzaminimin mjekësor ose tarifat e qeverisë vendore për të marrë kopje të vërtetuara të dokumentave. Të gjithë vizitorët në Ambasadën e SHBA duhet të ndjekin procedura të caktuara . Çdo vizitor që refuzon t’i nënshtrohet kontrollit nga personeli i sigurisë së ambasadës së SHBA, nuk të lejohet të hyjë në ambasadë. Për të shmangur vonesën e hyrjes dhe atë të atyre që janë pas jush, ju lutemi të sillni vetëm ato që kërkohen për intervistën. Mos sillni ndonjë objekt që mund të konsiderohet të jetë armë, si thika xhepi, gërshërë, gozhdë, ose bjekte të të ngjashme.

Përfaqsuesi konsullor do t’u intervistojë ju (dhe anëtarët e familjes) dhe do të përcaktojë nëse mund të merrni një vizë emigrimi. Si pjesë e procesit të intervistimit, do të merren skanimet dixhitale të gishtërinjve. Ju, bashkëshorti juaj dhe çdo fëmijë i pamartuar i kualifikuar që emigron me ju, duhet të marrë pjesë në intervistë. Nëse bashkëshorti juaj ose fëmijët e pamartuar të kualifikuar do të emigrojnë në një datë të mëvonshme dhe do të udhëtojnë veçmas nga ju, ata nuk janë të detyruar të marrin pjesë në intervistën tuaj. Ata do të planifikohen për një takim të veçantë intervistash. Ju nuk duhet të bëni angazhime të përhershme financiare, të tilla si shitja e shtëpisë, makinës ose pronës, duke u larguar nga puna ose duke bërë fluturime të pakthyeshme ose aranzhime udhëtimi deri sa të keni marrë vizën e emigrantit. Në fund të intervistës për vizë emigrimi në Ambasadën ose konsullatën e SHBA-së, zyrtari konsullor do t’ju informojë nëse aplikimi juaj për vizë miratohet ose refuzohet. Nëse miratohet, do të informoheni se si dhe kur do t’ju kthehet pasaporta me vizën. Nëse mohohet, do të informoheni përse nuk jeni kualifikuar për të marrë vizën. Disa kërkesa për vizë mohohen sepse kërkojnë përpunim të mëtejshëm administrativ, gjë që kërkon kohë shtesë pas intervistës së aplikantit .

Nëse miratohet, viza juaj do të vendoset në një faqe të pasaportës tuaj. Ju lutemi të rishikoni menjëherë informacionin e printuar për të siguruar që nuk ka gabime. Nëse ka ndonjë gabim drejtshkrimor, kontaktoni menjëherë ambasadën ose konsullatën. Ju gjithashtu do të merrni një pako të mbyllur që përmban dokumentat që ju duhet të paraqitni tek Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA (CBP) në aeroport ose në një nga hyrjet, pas mbërritjes tuaj në Shtetet e Bashkuara. Ju nuk duhet të hapni paketën e mbyllur. Ju duhet të mbërrini dhe të aplikoni për pranim në Shtetet e Bashkuara jo më vonë se data e skadimit të vizës të shtypur në pasaporte . Viza zakonisht është e vlefshme deri në gjashtë muaj nga data e lëshimit, veç nëse ekzaminimi juaj mjekësor skadon më shpejt, gjë që mund të bëjë që viza juaj të jetë e vlefshme për më pak se gjashtë muaj.

Pagesa e emigrantëve – Ju duhet t’i paguani tarifën e emigrantit Shërbimit të Emigracionit në SHBA pasi të keni marrë vizën e emigrantit dhe para se të udhëtoni në Shtetet e Bashkuara. Emigracioni nuk do t’u lëshojë kartën e rezident të përhershëm (Formularin I-551 ose green card derisa të keni bërë pagesën e saktë (fee)

Viza nuk garanton hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Sigurisë Kombëtare, zyrtarët e SHBA-së dhe zyrtarët e Mbrojtjes së Kufirit (BKP) kanë autoritetin për të dhënë ose mohuar pranimin(admission) në këtë shtet. Nëse aprovoheni, ju do të hyni si rezident i përhershëm i ligjshëm, dhe do t’u lejohet të punoni dhe jetoni përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara.

Nëse ndryshoni adresën tuaj, është e rëndësishme të njoftoni USCIS duke plotësuar formularin AR-11 online ose me postë./Illyria

 

Etiketa: avokati nga SHBAdolet fitueslotaria amerikaneprocedurat ne vijim


Ju sugjerojmë

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm
Aktualitet

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

5 Shtator, 2025 2:32 pm
Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal
Kryesore

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

5 Shtator, 2025 2:07 pm
Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen
Kronikë

Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen

5 Shtator, 2025 11:28 am
Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa
Kronikë

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa

5 Shtator, 2025 8:36 am
Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt
Aktualitet

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt

5 Shtator, 2025 8:34 am
9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

5 Shtator, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

5 Shtator, 2025 8:26 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

5 Shtator, 2025 7:54 am
Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

4 Shtator, 2025 11:18 pm
Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
-U tha në Opinion

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

4 Shtator, 2025 10:39 pm
Para
“Dua 50 mijë dollarë”, gruaja myslimane refuzon të depilojë transgjinoren

"Dua 50 mijë dollarë", gruaja myslimane refuzon të depilojë transgjinoren

Si u ekzekutua komandant Teli me 5 ushtarët e tij, akuzat ndaj Shërbimit Informativ Shqiptar

Si u ekzekutua komandant Teli me 5 ushtarët e tij, akuzat ndaj Shërbimit Informativ Shqiptar

Rinisin kërkimet për 20 vjeçarin që ra në kanionet e “Shpellës së Pëllumbasit”

Rinisin kërkimet për 20 vjeçarin që ra në kanionet e "Shpellës së Pëllumbasit"
















TE FUNDIT

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator
5 Shtator, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Lexo më shumë

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm
5 Shtator, 2025

Është hapur për qarkullimin e automjeteve edhe aksi i Qukës- Qafë Plloçë, segmenti 43 kilometra që sipas qeverisë do të...

Lexo më shumë

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal
5 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka faktuar se Kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës
5 Shtator, 2025

Ukraina ka goditur rafinerinë e naftës ruse në Ryazan gjatë natës në një sulm me dronë. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com