Bledar Muça, Florenc dhe Ardian Çapja, nuk u njohën këtë të shtunë me masën e sigurisë që gjykata do të caktonte ndaj tyre.
Kjo pasi avokati kërkoi kohë që të njihet me dosjen në ngarkim të pandehurve të cilët akuzohen se kanë qëlluar me armë ndaj policisë gjatë një aksioni të pak ditëve më parë në Elbasan, pranë resortit të fisit Çapja. Ndërkohë, Ardian Çapjes, do t’i komunikohet masa e sigurisë në spital.
Resorti “Univers” u sulmua në shkurt të 2016-ës duke shënuar një përleshje të përgjakshme me 3 të vrarë e 4 të plagosur. Ndërkohë nga përleshja e tre ditëve më parë (8 qershor) policia arrestoi 2 anëtarë të familjes dhe gjashtë persona të tjerë.
Vetë familja Çapja pretendon se nuk ka qëlluar ndaj policisë në asnjë moment.