Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokati i vuri gjobë tetë mijë dollarë gjyqtarit, ja mesazhet që i dërgonte

2016/08/13 at 9:06 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Avokati i vuri gjobë tetë mijë dollarë gjyqtarit, ja mesazhet që i dërgonte

Zbardhen mesazhet e “gjobëvënies” 8 mijë dollarë amerikanë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, në vitin 2013.


Mesazhet e denoncuara si kërcënuese nga ana e gjyqtarit dalin në dritë në vendimin e arsyetuar të Gjykatës për Krimet e Rënda, që fajësoi avokatin Arjan Kalaja si autor të dërgimit të tyre. Me gjithë qëndrimin mohues të të pandehurit Kalaja, më 20 maj 2016 ai u shpall fajtor për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe u dënua me 2 vjet burg, dënim që u pezullua duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 2­ vjeçare. Aktualisht, dosja ndodhet në Apelin për Krimet e Rënda, ku është ankimuar nga ana e avokatit Kalaja, ndaj vendimi ende nuk ka formën e prerë.

Vendimi i arsyetuar së fundmi, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, zbardh të gjithë historinë nga mesazhet e mbërritura në telefonin e gjyqtarit, në komunikimet e tij me të pandehurin, për shkak të njohjes së tyre të mëparshme dhe deri tek identifikimi i avokatit Kalaja si dërgues i tyre. Sipas Gjykatës, rezultoi e provuar se numrat telefonikë, nga të cilët i janë dërguar SMS ­të kërcënuese gjyqtarit, janë loguar përkohësisht në një aparat telefonik që zotërohej nga i pandehuri. Nga ana tjetër, rezultoi e provuar se i dëmtuari Thanza nuk ka pasur në shqyrtim çështje që lidhet me ndonjë pronë në Velipojë.

MESAZHI I PARË

Referuar vendimit të Gjykatës në datën 4 dhjetor 2013, në numrin celular të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, kanë mbërritur dy mesazhe. SMS-­në e parë e ka marrë në orën 10:50. Mesazhi ishte nisur nga një numër i panjohur celular, +3556xxxxx537. Në përmbajtjen e mesazhit shprehej kërkesa kërcënuese e dërguesit, i cili i kërkonte nëpërmjet SMS­-së një vlerë monetare prej 8 mijë dollarësh amerikanë, që, sipas tij, pretendonte se ia kishte dhënë të dëmtuarit nëpërmjet shtetasit Arjan Kalaja disa ditë më parë. Sipas dërguesit, paratë ishin dhënë me qëllimin “me ba atë gjyqin e Velipojës”. Dërguesi shkruante se kishte qenë prezent kur të dëmtuarit i ishin dhënë vlerat monetare nga shtetasi Arjan Kalaja dhe njëkohësisht paralajmëronte të dëmtuarin se, në rast të mosdorëzimit të shumës, ai do ta denonconte tek emisioni investigativ “Fiks Fare”.

MESAZHI I DYTË

Në vijim, në orën 11:15 të po asaj dite, nga i njëjti numër celular ka ardhur një SMS tjetër e dytë, e cila në përmbajtje shprehej: “Po te tham edhe i her se ta kam than gabim i ke marre 8000 dollar e jo tetdhetmi”. Në këto kushte, i dëmtuari është ndier i kërcënuar dhe është paraqitur në Prokurori dhe ka bërë kallëzimin përkatës. Ndërkohë që është regjistruar kallëzimi penal dhe hetimet kanë vijuar, ai dhe familja e tij janë ndier të kërcënuar dhe si rezultat kanë marrë masat përkatëse që edhe fëmijët të shoqëroheshin vazhdimisht për në shkollë dhe kur ktheheshin prej saj.

MESAZHI I TRETË

Me datë 13 dhjetor 2013, në telefonin e gjyqtarit Thanza ka shkuar një SMS tjetër, por tashmë nga një numër i ndryshëm nga i pari, përsëri i panjohur. Dërguesi i shkruante në mesazh se nuk kishte harruar në lidhje me shumën prej 8000 dollarësh dhe e kërcënonte të dëmtuarin me një tekst të shkruar në dialektin e zonës së Shkodrës: “Ti mor zatni mas kujto se e kam lan njat punen e atyne pareve 8000 dollar qe ti kena dhan ose ti marr ose desim te tan pranaj bjeri ma mir vete ti se te fiksfarja je tu dal”.

KOMUNIKIMI

Sipas Gjykatës, para se në telefonin e tij të mbërrinte mesazhi i tretë, gjyqtari Thanza ka telefonuar avokatin Kalaja, për shkak të njohjeve të tyre të afërta familjare dhe origjinës së përbashkët nga Shkodra.

I bindur se nuk kishte lidhje me ngjarjen që pretendohej nga dërguesi i SMS­-ve dhe se prej tij po kërkohej padrejtësisht përfitimi i një shume, gjyqtari i ka kërkuar sqarime të pandehurit, duke qenë se në to përmendej emri i tij. Po ashtu, Thanza i ka pohuar se do ta ndiqte çështjen në rrugë ligjore. Sipas Gjykatës, i pandehuri Arjan Kalaja është shprehur i irrituar, duke pohuar se nuk kishte lidhje me ndonjë mesazh të tillë dhe njëkohësisht nuk ka kërkuar të njihej me numrin konkret nga ishin dërguar mesazhet kërcënuese. ARMAND BAJRAMI

gjyqtarjaaa

Etiketa: avokatigjobegjyqtari


Ju sugjerojmë

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
Bota

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

4 Qershor, 2025 8:37 am
Rafah, masakra e dytë e bukës
Bota

Rafah, masakra e dytë e bukës

4 Qershor, 2025 8:33 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

4 Qershor, 2025 8:32 am
VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë
Aktualitet

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë

4 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit 4 Qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 4 qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:05 am
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Para
Surprizuese/ Trajneri ka folur me Messin, ja vendimi i fundit i “Pleshtit” për Kombëtaren

Surprizuese/ Trajneri ka folur me Messin, ja vendimi i fundit i "Pleshtit" për Kombëtaren

Çuditë e Rios/ Trajneri bën urinën në vend të sportistit ….

Çuditë e Rios/ Trajneri bën urinën në vend të sportistit ....

Olimpiada e Rios/ Zhgënjen atleti Smajlaj, nuk kap as rekordin e tij kombëtar

Olimpiada e Rios/ Zhgënjen atleti Smajlaj, nuk kap as rekordin e tij kombëtar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
4 Qershor, 2025

Tarifat e reja prej 50% të administratës Trump mbi importet e aluminit dhe çelikut nga pjesa tjetër e botës hynë...

Lexo më shumë

Rafah, masakra e dytë e bukës

Rafah, masakra e dytë e bukës
4 Qershor, 2025

Kush qëlloi, këtë herë, e thotë këtë. Ka dy dallime midis masakrës së djeshme, 3 qershor, dhe asaj të së...

Lexo më shumë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
4 Qershor, 2025

Çuan me dashje në falimentim, 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, ekzekutohen masa sigurie për 4 shtetas. Njëri...

Lexo më shumë

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë
4 Qershor, 2025

Mëngjesin e sotëm, 5 qershor, kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook-un e tij pamjet nga ajri të Kalasë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com