Institucioni i Avokatit të Popullit ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë e saj vjetore në vitin 2019.
Mes të tjerave, Erinda Ballanca vë theksin tek problematika e policisë, ku përmend shoqërimet e paligjshme, dhuna, gazi lotsjellës.
“Mungon një Gjykatë Kushtetuese dhe e Lartë, që garanton të drejtat e njeriut. Të zbatohen sa më shpejt objektivat e Reformës në Drejtësi.
Sa i përket Policisë, vërehen problematika, në momentet e para të shoqërimit dhe arrestimit, keqtrajtimit, apo shoqërime të paligjshme si dhe mbajtja në shoqërim tejet afateve të ligjshme, dëmtimi i shëndetit qytetarëve nga gazet lotsjellëse etj.
I pajustifikueshëm është niveli i një minimumi jetik i të jetuarit në Shqipëri. Një nga komponentët bazë të demokracisë ëshë mirëqeverisja, por nuk mund të jetë me një administratë publike që nuk respekton të drejtat e njeriut.”- tha Ballanca.