Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grushta e shpulla,Avokati i Popullit kërkon policët që rrahën protestuesin

2018/11/29 at 2:47 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Grushta e shpulla,Avokati i Popullit kërkon policët që rrahën protestuesin

Avokati i Popullit njoftoi se ka nisur nje hetim ndaj rastit të Daniel Dobrajt, 18-vjeçarit të akuzuar se i këputi gishtat me kapsollë, polices Ina Muku, i cili pretendon se Policia i ka thyer dy gishta si hakmarrje.

Avokati i Popullit njofton ka vendosur të marrë në pyetje pas tij edhe babanë e Dobrajt, si dhe policët që kanë ushtruar dhunë. Në këtë hetim janë kërkuar edhe pamjet filmike të skenave të dhunës.

RAPORTI i Avokatit të Popullit:

“…Shtetasi D.D. (Daniel Dobraj) i cili ishte ndaluar në datën 23.11.2018, deklaroi se, në datën 22.11.2018 kishte marrë pjesë në protestë sepse edhe familja e tij prekej nga projekti i Unazës së Re.

Pasi ka mbaruar protesta, rreth orës 12:15, në afërsi të Hotel “Plaza” ishte rrethuar nga një grup policësh civilë të cilët e kanë dhunuar atë duke e goditur me shqelma në pjesën e të ndenjurave dhe në gishtat e dorës së djathtë.

Sipas tij, nga goditja e marrë i ishin shembur dy gishta të dorës së djathtë, ai tregues dhe i mesit. Me ndërhyrjen e disa protestuesve ai ka mundur t’u shpëtojë policëve dhe pasi ka hipur në një taksi është larguar dhe është fshehur për 24 orë.

Gjithashtu ai pretendoi se në momentin që ishte kapur nga punonjësit e policisë tek Qendra tregtare “Globe” ishte goditur me shqelm në brinjën e djathtë nga një polic civil.

Sipas tij, edhe gjatë rrugës në makinën e policisë dhe në momentin që e kanë zbritur nga automjeti në oborrin e DVP Tiranë ishte dhunuar nga policët duke u goditur me grushta dhe shpulla në kokë e në trup, por sipas tij nuk kishte asnjë gjurmë të dukshme për shkak të profesionalizmit të tyre.

Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se përveç shenjave të një lëndimi të dukshëm në dorën e të miturit D.D. nuk ka pasur raportim tjetër prej dy të miturve për ndonjë shenjë tjetër të dukshme në trup. Janë verifikuar regjistrat mjekësorë dhe është vërtetuar se vizita mjekësore e të miturve është kryer me një vonesë prej dy orësh.

Në këto kushte, pasi janë përpiluar procesverbalet të cilat janë nënshkruar prej të miturve të ndaluar, është vazhduar me hetimin. Për të bërë një hetim administrativ të plotë, objektiv dhe profesional nga Avokati i Popullit në datën 27.11.2018 i është bërë kërkesë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë për ekspertimin mjekoligjor të të dy shtetasve P.A. dhe D.D.

Ndërkohë po në datën 27.11.2018 i është bërë një kërkesë DVP Tiranë për dërgimin e një CD-je me pamjet filmike të regjistruara nga sistemi i monitorimit të DVP Tiranë, duke përfshirë edhe filmimet në oborrin dhe korridorin e godinës së këtij organi.

Përveç sa më sipër, nga ekspertët e AP do të pyeten i ati i shtetasit D,D. dhe punonjësit e policisë që kanë bërë shoqërimin e shtetasit D.D. në DVP Tiranë. Dhe pas këqyrjes së CD me pamjet filmike do të identifikohen dhe pyeten edhe punonjësit e policisë që mund të kenë ushtruar dhunë ndaj personave të cituar më sipër.”

Etiketa: 18 vjecaravokati i popullitdanirldhunadobrajprotesta

Ju sugjerojmë

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!
-U tha në Opinion

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

1 Dhjetor, 2025 11:15 pm
Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan
-U tha në Opinion

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan

1 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët
Kryesore

Pas kafes që rriti “tensionin” në PD, Ervin Salianji nis takimet me qytetarët

1 Dhjetor, 2025 9:07 pm
Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë
Kryesore

Berisha: Nuk presim shpëtim nga një prokuror apo gjykatës, është koha jonë

1 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik
Kryesore

Berisha: PD do bëjë padi ndaj Ramës për mashtrim publik

1 Dhjetor, 2025 1:32 pm
Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë
Aktualitet

Qentë endacakë sulmojnë një person në Vlorë

1 Dhjetor, 2025 12:18 pm
Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit
Kryesore

Berisha: Unë nuk sulmoj drejtësinë, por krimin brenda sistemit

1 Dhjetor, 2025 12:05 pm
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
Kronikë

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm

1 Dhjetor, 2025 11:58 am
Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra
Kryesore

Berisha në SPAK: Dumani është shndërruar në avokatin e Irenës me 5 mbiemra

1 Dhjetor, 2025 11:01 am
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

1 Dhjetor, 2025 10:30 am
Para
Die Presse: I forti i Tiranës Edi Rama miqësi me Erdoganin në kurriz të BE

Die Presse: I forti i Tiranës Edi Rama miqësi me Erdoganin në kurriz të BE

Mbaroi afati 30 ditor për tu paraqitur në polici,ja ç’do ndodhë me Elvanën

Ja cfarë po ndodh me Elvana Gjatën në Instagram

Çështja Khashoggi/ Prishja e partneritetit me sauditët, cënon sigurinë

Çështja Khashoggi/ Prishja e partneritetit me sauditët, cënon sigurinë

TE FUNDIT

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!
1 Dhjetor, 2025

Avokati Ili Gërdupi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, komentoi vendimin e gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Lexo më shumë

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan
1 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Elbasanit, që për një kohë të gjatë kishte rënë në qetësi nga ngjarjet e bujshme...

Lexo më shumë

Putin-ushtrisë: Të përgatitemi për të vazhduar luftimet në Ukrainë edhe gjatë dimrit

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
1 Dhjetor, 2025

Duke vizituar një qendër komanduese të trupave të angazhuara në konfliktin në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se forcat...

Lexo më shumë

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool
1 Dhjetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë një reagim pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com