Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokati i Popullit ngre pikëpyetje mbi përdorimin e gazit lotsjellës

2019/04/14 at 7:15 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Avokati i Popullit ngre pikëpyetje mbi përdorimin e gazit lotsjellës

Avokati i Popullit ka reaguar pas protestës së ditës së djeshme nga opozita. Me anë të një statusi të gjatë në faqen e tij zyrtare, insitucioni shpjegon se ka vëzhguar me vëmendje protestën dhe ka parë nga afër çdo zhvillim. Sipas Avokatit të Popullit protesta është zhvilluar përgjithësisht në mënyrë paqësore dhe se episodet e dhunës kanë qenë në një shkallë të menaxhueshme, ndërsa iu ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore që të garantojnë të drejtën kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor, pa e kufizuar këtë të drejtë në asnjë mënyrë, as të drejtpërdrejtë e as të tërthortë.


Gjithashtu, Avokati i Popullit shprehu shqetësimin e tij që sjelljet e jashtëligjshme apo të dënueshme të individëve apo grupimeve të vogla e të veçuara, vazhdojnë të përdoren si pretekst nga ana e institucioneve për të kufizuar të drejtën për tubim, edhe për qytetarët e tjerë të papërfshirë në shkelje ligjore.

Avokati i Popullit reagoi dhe për përdorimin e gazit lotsjellës pa protokoll apo manual përdorimi, ndaj sipas institucionit mbetet në gjykimin subjektiv të opinionit, të vlerësojnë se përdorimi i gazit lotsjellës jo vetëm që vazhdon të jetë në shpërpjesëtim me shkallën e rrezikshmërisë që paraqet turma e protestuesve, por është shndërruar tashmë në një instrument të preferuar për pengimin e vetë së drejtës kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor.

Insitutucioni deklaroi se përdorimi në masë i gazit lotsjellës është raportuar me shqetësim edhe nga një numër gazetarësh dhe përfaqësuesish të pavarur të medias, si kufizues për ushtrimin e detyrës së tyre në raportimin e protestës duke i shtuar kësaj dhe faktin se ekipet e gazetarëve kanë raportuar se Policia e Shtetit ka përdorur metoda të ndryshme për t’i dekurajuar apo shmangur ata nga pasqyrimi i ngjarjeve. Ky trajtim i gazetarëve si kërcënim publik konsiderohet nga Avokati i Popullit si një nga sinjalet më shqetësuese për një situatë ku liria e shtypit është vënë në dyshim.

Gjithashtu bëhet me dije se përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë mbledhur të dhëna në lidhje me një numër ndalimesh dhe shoqërimesh të pjesëmarrësve në protestë pas përfundimit të saj, dhe ka informacione se disa nga shoqërimet e qytetarëve janë kryer pa ndonjë arsye të posaçme duke krijuar një psikozë se pjesëmarrja në tubime është e kundraligjshme.

Institucioni rendit një sërë shkeljesh duke filluar nga moskomunikimi i arsyes së shoqërimit, shoqërimi i personave me probleme mendore, mos lejimi i komunikimit me familjen, dhunë me grushta, shkelma dhe me shkopinj, mohimi i trajtimit ushqimor, mbajtja e të shoqëruarve të lidhur me pranga në kushte spitalore, situatë që përbën një rast te trajtimit denigrues e çnjerëzor sipas Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Statusi i plotë:

AVOKATI I POPULLIT RAPORTON MBI PROTESTËN E DITËS SË DJESHME DHE ARRESTIMET PAS PËRFUNDIMIT TË SAJ

Institucioni i Avokatit të Popullit ka vëzhguar me vëmendje edhe protestën e mbrëmjes së djeshme ashtu si edhe çdo protestë tjetër të mëparshme javët e fundit. Mandati i Avokatit të Popullit shtrihet mbi veprimtarinë e autoriteteve shtetërore e konkretisht të forcave të rendit për të verifikuar zbatimin me rigorozitet prej tyre të legjislacionit në fuqi e per te garantuar mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

Ekipe monitoruese të Avokatit të Popullit kanë qenë në terren prej orës 18.00 deri në përfundim të protestës për të parë dhe dokumentuar nga afër çdo zhvillim.

Avokati i Popullit ka konstatuar se protesta është zhvilluar përgjithësisht në mënyrë paqësore dhe se episodet e dhunës apo të kundërshtimit të forcave të policisë nga ana e protestuesve kanë qenë në një shkallë të menaxhueshme. Por pavarësisht sa më sipër Avokati i Popullit nuk pajtohet me veprime të dhunshme të çfarëdo shkalle apo natyre të drejtuara ndaj individit, institucioneve shtetërore apo pronës private.

Sikurse është parë edhe në protesta të tjera edhe në vende të ndryshme të Europës, disa akte të kufizuara por të dënueshme dëmtimesh janë konstatuar në disa godina isntitucionesh por edhe prona (makina apo qepena dyqanesh) të individëve privatë jashtë institucioneve ku po protestohej, ndërsa u vu re se grupe qytetarësh kanë çarë kordonin policor për të përdorur shkallët e godinës së kryeministrisë si tribunë për të brohoritur.

Avokati i Popullit megjithatë, edhe kësaj radhe gjen rastin të bëjë thirrje ndaj autoriteteve shtetërore që të garantojnë të drejtën kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor, pa e kufizuar këtë të drejtë në asnjë mënyrë, as të drejtpërdrejtë e as të tërthortë.

Gjithashtu, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin që sjelljet e jashtëligjshme apo të dënueshme të individëve apo grupimeve të vogla e të veçuara, vazhdojnë të përdoren si pretekst nga ana e institucioneve tona ligjzbatuese për të kufizuar të drejtën për tubim, edhe për qytetarët e tjerë të papërfshirë në shkelje ligjore.

Për përdorimin e gazit lotsjellës apo përbërësve të tjerë irritues vazhdon te mos bëhet publik protokolli apo manuali i hetueshëm i përdorimit, me anë të të cilit rregullohen specifikisht rastet kur ai mund të përdoret, sasia, shpeshtësia, dendësia dhe lloji i tij.

Për këtë arsye, mbetet në gjykimin subjektiv të opinionit dhe pjesëmarrësve në protesta, të vlerësojnë se përdorimi i gazit lotsjellës jo vetëm që vazhdon të jetë në shpërpjesëtim me shkallën e rrezikshmërisë që paraqet turma e protestuesve, por ai është shndërruar tashmë në një instrument të preferuar për pengimin e vetë së drejtës kushtetuese të qytetarëve për tubim paqësor.

Përdorimi në masë i gazit lotsjellës përveçse është konstatuar nga grupet në terren është raportuar me shqetësim edhe nga një numër gazetarësh dhe përfaqësuesish të pavarur të medias, si kufizues për ushtrimin e detyrës së tyre në raportimin e protestës.

Ekipet e gazetarëve kanë raportuar se Policia e Shtetit në vazhdimësi ka vazhduar të përdorë metoda të ndryshme për t’i dekurajuar apo shmangur ata nga pasqyrimi i ngjarjeve. Në të paktën një rast është raportuar se ekipet e përfaqësueve të medias janë goditur edhe me ujë të pompuar apo mjete të tjera të rezervuara për përdorim në raste kur grupime të dhunshme protestuesish kërcënojnë sigurinë publike.

Trajtimi i medias dhe gazetarëve si një kërcënim i sigurisë publike, konsiderohet nga Avokati i Popullit si një nga sinjalet më shqetësuese për një situatë ku liria e shtypit është vënë në dyshim.

Përfaqësues të Avokatit të Popullit gjithashtu kanë mbledhur të dhëna në lidhje me një numër ndalimesh dhe shoqërimesh të pjesëmarrësve në protestë pas përfundimit të saj. Ka informacione se disa nga shoqërimet e qytetarëve janë kryer pa ndonjë arsye të posaçme duke krijuar një psikozë se pjesëmarrja në tubime është e kundraligjshme.

Përgjatë gjithë ditës së sotme, tre grupe të Avokatit të Popullit kanë marrë takime me të gjithë të ndaluarit e ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si dhe komisariateve nr.1, nr.2, nr.3 dhe nr.6.Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është vënë kontakt me 2 shtetas të shoqëruar dhe 16 të arrestuar. Asnjë nga këta shtetas nuk ka pranuar të ketë kryer veprime aktive gjatë protestës apo të kenë dëmtuar pasuri. Në deklarimet e tyre ata pohojnë se kanë qenë pjesëmarrës në një protestë për të drejtat e tyre dhe në mbështetje të subjektit politik që e organizon. Kryesisht të arrestuarit janë në moshë të re, por ka edhe persona të moshuar.

Dy vëllezër të shoqëruar nga Miloti deklarojnë se nuk u është komunikuar arsyeja e shoqërimit. Pas kontaktit të Avokatit të Popullit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ata janë shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë nr.1 dhe më pas janë liruar.

Në ambientet e ndalimit të DVP Tiranë është vënë re mes të arrestuarve një shtetas 19 vjeçar, nga Fushë-Kruja, me probleme mendore. Njëri nga të arrestuarit ka kërkuar në vazhdimësi të komunikonte me familjen e tij, pasi kishte tre fëmijë të vegjël, por kjo nuk u lejua nga Policia as pas ndërmjetësimit të Avokatit të Popullit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1 është kontaktuar shtetasi A.G, i cili paraqitej me shenja të dukshme dhune në trup. Është marrë deklarimi i tij si dhe janë dokumentuar shenjat e dhunës. Sipas tij është ushtruar dhune fizike nga disa efektivë të komisariateve të Policisë nr.1 dhe nr.4. Po ashtu ai deklaron se i është mohuar trajtimi ushqimor. Qytetari ankohet për dhembje në të gjithë trupin dhe nga mjekët i është komunikuar se ka shembje.

Shtetasi në fjalë është shoqëruar fillimisht në komisariatin nr.4, pastaj po mbrëmë me insistimin e një mjeku është dërguar në spitalin ushtarak, ku ai deklaron se është mbajtur i lidhur me pranga ndërkohë që merrte trajtim mjekësor. Pamje ku ky qytetar shfaqet i lidhur me pranga në shtratin e spitalit janë publikuar edhe në disa rrjete sociale. Ky shtetas ka qenë me statusin e personit të shoqëruar gjatë kohës që ndodhej në spital dhe se vendimi i marrjes së masës së arrestit në flagrancë është marrë dhe i është komunikuar vetëm në orën 2 pas mesnate.

Avokati i Popullit, në linjë me qëndrimet dhe interpretimet që Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i bën Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, konstaton se mbajtja e të dënuarve (e aq më pak e të shoqëruarve) të lidhur me pranga në kushte spitalore përbën një rast te trajtimit denigrues e çnjerëzor në kuptim të kësaj konvente dhe do të kërkojë marrjen e masave energjike dhe të menjëhershme për nxjerrjen e përgjegjësisë për këtë rast pas rekomandimeve të mëparshme për raste të tjera të ngjashme e të bëra publike.

Gjithashtu gjatë vizitës në spital përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë kontaktuar qytetarin A.K. i cili shpjegoi se ishte tërhequr zvarrë nga punonjësit e FNSH 30-40 metra duke u ofenduar në vazhdimësi prej tyre. Ai deklaroi se ishte goditur me grushta, shkelma dhe me shkopinj në pjesë të ndryshme të trupit dhe ankohej edhe për dhimbje të veshit të djathtë. Avokati i Popullit ka marrë në administrim foto të dëmtuarit dhe të kartelës.

Në Komisariatin nr.6 ishin të arrestuar 5 persona së bashku me shtetasin A.K ku ky i fundit ishte pyetur jo nën hetim por si person që kishte dijeni për ngjarjen. Në komisariatin nr.3 janë konstatuar 8 persona të arrestuar dhe është marrë dokumentacioni. Në komisariatin nr.2 janë konstatuar 4 persona të arrestuar por ndër ta veçohen 2 persona, një nga të cilët me prapambetje mendore dhe motorike ndërsa tjetri me insuficiencë renale.

Të ndaluarit apo arrestuarit e tjerë nuk patën pretendime për trajtim të papërshtatshëm prej forcave të policisë veç disa raportimeve sporadike. Përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kanë kërkuar të vihen në kontakt edhe me përfaqësues të forcave të rendit të cilët u raportuan të lënduar gjatë protestës, por në momentin e vizitës në spital nuk ishte i pranishëm asnjë prej tyre.

Sa më sipër janë konstatime paraprake të cilat do të verifikohen gjatë hetimit e në përfundim do të paraqiten rekomandimet përkatëse.

Avokati i Popullit mbetet i dedikuar që të raportojë me paanësi dhe rigorozitet profesional mbi marrdhënien mes së drejtës së qytetarëve për të protestuar në tubime paqësore dhe menaxhimit nga ana e institucioneve tona shtetërore të ruajtjes së rendit publik pa e cënuar këtë të drejtë.

Etiketa: avokatipikepyetjeproteste


Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Kylie Jenner habit me pamjen në “Coachella”

Kylie Jenner habit me pamjen në “Coachella”

Justin Bieber bën sërish të flitet për të

Justin Bieber bën sërish të flitet për të

Këngëtarja e famshme pozon topless: Shumë vapë

Këngëtarja e famshme pozon topless: Shumë vapë
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com