Pas urdhër-arrestit për 3 punonjës të AlbControl ka reaguar avokati i tyre Rezart Krypthi. Avokati Krypthi tha se kontrollorët janë ndaluar vetëm nga disa komunikime në grupin e punës në Whatsup.
Më tej, ai theksoi se njëri nga personat e ndaluar sapo ka kaluar Covidi-n dhe nuk është në kushtet shëndetësore për të perballuar paraburgimin pasi sapo ka kaluar Covidin.
“Sapo kanë përfunduar procedurat për ndalimin e tre prokurorëve, akuza është shpërdorim detyre në bashkëpunim, kjo është sa i takon pjesës informative. Zoti Fezga sapo ka kaluar Covidin, nuk është në kushtet më të mira, për të përballuar ndalimin prej 228 orësh në paraburgim. Është një akuzë që nuk mund t’iu komunikohet atyre, se nuk janë funksionarë publikë.
Personat e ndaluar e kanë kundërshtuar ndalimin e tyre, nuk e di nëse një person mund të ndalohet për komunikime në whatsup. Dmth është një akuzë që është ngritur në bazë të komunikimit në grup. Të bëjmë një sqarim, është e vërtetë që Albcontroll është me vetëfinancim, por është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, e cila kishte të gjitha mundësitë që të merrte hua, sikurse ka marrë në vitin 2019 për investime.
Është pretendim që nuk ka asnjë provë që ta provojë, të gjithë kontrollorët kanë qenë sot këtu, dhe me çfarë baze, avionët nuk punojnë.’- tha Krypthi./Opinion.al