Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokati i ish-ministrit reagon pas kontrollit nga SPAK: Beqaj nuk ka asnjë apartament në Vlorë

2024/07/24 at 10:37 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon kontrolli i SPAK në banesën e ish-ministrit Ilir Beqajt

Avokati i Ilir Beqajt, Ermal Yzeiraj, ka reaguar pas kontrollit të SPAK-ut në banesën e ish-ministrit.

Përmes një njoftimi zyrtar ai mohon që Beqaj të ketë pronë në qytetin bregdetar.

Sipas Yzeriajt, ish-ministri ka marrë një apartament me qira në vitin 2020, por kontrata ka mbaruar dhe Beqaj nuk e përdor më atë banesë.

“Sot më datë 24.07.2024, rreth orës 14:00, unë si avokat i z. Ilir Beqaj jam kontaktuar në telefon nga oficerët përkatës të SPAK, të cilët më kërkuan të isha prezent në kontrollin që do ti bëhej (sipas tyre) shtëpisë në pronësi të z. Ilir Beqaj në Vlorë, duke më kërkuar gjithashtu që tu sillja nga Tirana dhe çelësin e kësaj shtëpie pasi në rast të kundërt do të shpërthenin derën.

Pasi e sqarova oficerin përkatës të SPAK që z. Ilir Beqaj nuk ka asnjë apartament në pronësi në Vlorë ai kërkoi ndjesë se ishte shprehur gabim dhe sqaroi që bëhet fjalë për një banesë që z. Beqaj nuk e ka në pronësi, por e ka patur me qira sipas një kontrate qiraje të vitit 2020.

Përgjigja ime ishte që nëse bëhet fjalë për shtëpinë që z. Beqaj ka patur me qira dhe që e ka deklaruar dhe në ILDKPKI, kjo kontratë qiraje e 2020 ka kohë që nuk është më në fuqi dhe z. Ilir Beqaj ka kohë që nuk e përdor më këtë shtëpi me qira, prandaj unë si avokat nuk kisha përse të nisesha nga Tirana për në Vlorë për të marrë pjesë në kontrollin e një banesë që ishte në pronësi dhe në përdorim të dikujt tjetër dhe madje një kërkesë e tillë ishte dhe tërësisht e paligjshme. Z. Ilir Beqaj nuk është as qiramarrës dhe as posedues i këtij apartamenti. Madje nuk ka sens logjik që z. Beqaj të jetë përdorues i këtij apartamenti kur të gjithë e dinë që z. Ilir Beqaj është tashmë në ambientet e paraburgimit.

Një kontroll i tillë është veçse një tentativë e dëshpëruar (në nivelet e një fiksimi) për të gjetur me çdo kusht një arsye që z. Ilir Beqaj të mbahet në burg dhe tregon që arsyet e deritanishme nuk paskan qenë dhe kaq bindëse sa pretendohej se ishin. Përkundrazi të gjitha veprimet e deritanishme për mbajtjen e z. Beqaj me masë sigurie arrest në burg janë haptazi në kundërshtim me jurisprudencën e GJEDNJ.

Pyetja kryesore që të gjithë duhet ti bëjnë SPAK në këto momente, përfshirë edhe vetë Gjykatën, është: mbi çfarë provash bazohet dyshimi i ikjes së z. Beqaj, i prishjes prej tij të ndonjë prove apo i kryerjes së ndonjë vepre tjetër penale, kur deri më tani z. Beqaj ka qëndruar për muaj me rradhë mbi prova, brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme dhe vetëm ka kontribuar për inventarizimin e tyre (kërkuar kjo nga vetë Gjykata e Posaçme)??? Urojmë që gjykatat të reflektojnë dhe mos jenë thjesht noterë të kësaj gjuetie të paligjshme”,shkruan avokati në reagimin e tij.

Ju sugjerojmë

Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit
Bota

Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit

14 Qershor, 2025 12:21 pm
Papa Leo XIV apel Izraelit dhe Iranit: Përgjegjësi dhe arsye!
Bota

Papa Leo XIV apel Izraelit dhe Iranit: Përgjegjësi dhe arsye!

14 Qershor, 2025 12:00 pm
U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit
Aktualitet

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit

14 Qershor, 2025 11:46 am
Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!
Aktualitet

Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!

14 Qershor, 2025 11:32 am
Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës

14 Qershor, 2025 11:10 am
Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër
Politikë

Kryeministri Rama publikon videon dhe prezanton deputetët fitues të qarkut Dibër

14 Qershor, 2025 10:53 am
Lëvizte me armë zjarri dhe kokainë në automjet,policia arreston 38-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lëvizte me armë zjarri dhe kokainë në automjet,policia arreston 38-vjeçari në Tiranë

14 Qershor, 2025 10:31 am
Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael gjatë natës
Bota

Irani kryen valë të re sulmesh ajrore në Izrael gjatë natës

14 Qershor, 2025 10:23 am
Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”
Te Fundit

Sunday Pictorial për Gjon Milin (1940):“Kjo është një nga fotografitë…”

14 Qershor, 2025 10:15 am
Përplasja me Wagner, Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Rusi
Aktualitet

Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, MEPJ: Nuk ka shqiptarë të lënduar!

14 Qershor, 2025 10:07 am
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 25 korrik 2024

Elbasani dhe Berati me temperaturat më të larta

Kthjellime dhe vranësira në zonat malore, si parashikohet moti për sot

Presidenti Biden thotë se po “pason stafetën” për të bashkuar vendin

Presidenti Biden thotë se po “pason stafetën” për të bashkuar vendin

TE FUNDIT

Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit

Çadra e shezlonge falas në Vlorë, Dredha: Sfidë këtë sezon, pastërtia e ujit
14 Qershor, 2025

Edhe këtë vit bashkia e Vlorës do të ofrojë çadra dhe shezlongë falas për pushuesit. Ato janë vendosur në bregdet...

Lexo më shumë

Papa Leo XIV apel Izraelit dhe Iranit: Përgjegjësi dhe arsye!

Papa Leo XIV apel Izraelit dhe Iranit: Përgjegjësi dhe arsye!
14 Qershor, 2025

Papa Leo VIV ka reaguar mesditën e sotme lidhur me tensionet dhe përplasjet mes Izraelit dhe Iranit. “Në këto ditë,...

Lexo më shumë

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllain e Nuredin Dumanit
14 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për...

Lexo më shumë

Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!

Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari!
14 Qershor, 2025

Një 25-vjeçar i akuzuar për tentativë vrasjeje është ekstraduar nga Spanja. Sipas njoftimit të policisë, ai akuzohet se në vitin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com