Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokati hedh poshtë akuzat/ Kontrata u firmos në vitin 2009, Dashamir Xhika u bë drejtor në 2013

2018/02/02 at 9:11 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokati hedh poshtë akuzat/ Kontrata u firmos në vitin 2009, Dashamir Xhika u bë drejtor në 2013

Avokatët e Dashamir Xhikës kanë rrëzuar akuzën e prokurorisë për ish-drejtorin e Rrugëve, Dashamir Xhika.


Në një komunikim për mediat, zyra e mbrojtjes ligjore sqaron se tenderi për rrugën që akuzohet Dashamir Xhika është bërë në vitin 2009, ndërkohë që Xhika e ka marrë detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në vitin 2013.

“Nga praktika që neve si mbrojtës disponojmë dhe që hedh dritë për ndërtimin e këtij segmenti rrugor sqarojmë se kemi të bëjmë më një procedure tenderimi dhe kontratë të lidhur me shoqëritë e ndërtimit fituese qysh në vitin 2009. Ndërkohë që ish Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni zoti Dashamir Xhika është emëruar në këtë detyrë në vitin 2013”,- thuhet në deklaratën e studios ligjore që mbron Dashamir Xhikën.

Zyra e avokatisë “HAXHIA & HAJDARI” sqaron se “bazuar në informacionet jo të sakta të shpërndara në disa media, se ky hetim nuk ka të bëjë aspak me ndonjë segment tjetër rrugor ashtu siç aludohet në to”.

Deklarata e plotë e avokatit

“Duke marrë shkas nga informacionet jo të sakta dhe jo të plota të shpërndara në median e shkruar dhe atë audiovizive me cilësinë e avokatëve të shtetasit nën hetim Dashamir Xhika sqarojmë opinionin publik për sa më poshtë:

Në ngarkim të klientit të mbrojtur prej nesh, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar procedimin penal me nr 740, datë 11. 04. 2016, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Akuza e ngritur nga organi i Prokurorisë dhe hetimet që ai po zhvillon deri në këtë fazë të procedimit penal, kanë të bëjnë me dyshime se shtetasi në fjalë në detyrën e ish Drejtorit të Përgjithëshëm të Autoritettit  Rrugor Shqiptar ka shpërdoruar detyrën në lidhje më një procedure tenderimi për sistemimin dhe asfaltimin e Rrugës Gjinar të Rrethit Elbasan.

Nga praktika që neve si mbrojtës disponojmë dhe që hedh dritë për ndërtimin e këtij segmenti rrugor sqarojmë se kemi të bëjmë më një procedure tenderimi dhe kontratë të lidhur me shoqëritë e ndërtimit fituese qysh në vitin 2009. Ndërkohë që ish Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni zoti Dashamir Xhika është emëruar në këtë detyrë në vitin 2013.

Sqarojmë opnionin publik bazuar në informacionet jo të sakta të shpërndara në disa media, se ky hetim nuk ka të bëjë aspak me ndonjë segment tjetër rrugor ashtu siç aludohet në to.

Klienti jonë ka qenë dhe është në dispozicion të organit të hetimit dhe kërkon nga ky organ që të zbatojë parimet e procesit të rregullt ligjor dhe atë të barazisë së armëve. Prezumimi i parimit të pafajësisë është guri i themelit të vendosur nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligji procedural penal dhe më këtë parim askush nuk mund të abuzoj.

Dukë nisur nga fakti se klienti jonë është një person publik dhe akuza e ngritur ndaj tij lidhet me këtë funksion, hetimi dhe gjykimi i shpejtë dhe i drejtë i kësaj çështje jemi profesionalisht të bindur se do të provojë pafajësinë e tij”. /KJ.

 

Etiketa: avokati hedh poshte akuzatdashamir xhikadrejtor i rrugeve


Ju sugjerojmë

Në prag të zgjedhjeve, Dumani:Gati strategjia për hetimin e krimeve zgjedhore
Aktualitet

Krimi i organizuar, SPAK nënshkruan 5 memorandume me vendet e Amerikës Latine

5 Dhjetor, 2025 6:22 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Aktualitet

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

5 Dhjetor, 2025 4:57 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Shtyhet në GJKKO seanca paraprake për dosjen “Veliaj”

5 Dhjetor, 2025 11:58 am
Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)
Aktualitet

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

4 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

4 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri
Aktualitet

Ervin Bushati takon 4 ish-ambasadorët amerikanë që shërbyen ndër vite në Shqipëri

4 Dhjetor, 2025 1:26 pm
Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike
Aktualitet

Forcat e Armatosura, 113 vjet/ Begaj: Kanë arritur të jenë në lartësinë e detyrës

4 Dhjetor, 2025 8:58 am
Balluku pas daljes nga SPAK: Shpresoj në një proces mbi parimet e drejtësisë
Aktualitet

Shqyrtimi i ankimimit të pezullimit të Ballukut në Kushtetuese, shtyhet seanca

3 Dhjetor, 2025 4:47 pm
Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED
Aktualitet

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

3 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash
Aktualitet

Globe/ 2–14 Dhjetor, bli një produkt dhe për atë vlerë merr dhuratë ç’të duash

3 Dhjetor, 2025 10:17 am
Para
Bleona e lumtur: Mamaja ime sonte do flejë me një qytetar amerikan

Bleona Qereti shfaqet krah avokatit të Donald Trump, ja çfarë thotë ajo

Rudina Dembacaj bën deklaratën që s’pritej: Agron Llakën nuk do ta ftoja kurrë në emisionin tim

Rudina Dembacaj bën deklaratën që s’pritej: Agron Llakën nuk do ta ftoja kurrë në emisionin tim

Vuçiç deklaratë të fortë: Serbia është e gatshme për kompromis me Kosovën

Vuçiç deklaratë të fortë: Serbia është e gatshme për kompromis me Kosovën
















TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 6 dhjetor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
6 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve vetë sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për orë të...

Lexo më shumë

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026

Kur do të zbulohen oraret e ndeshjeve të Botërorit 2026
5 Dhjetor, 2025

Në një ceremoni madhështore në Qendrën “John F. Kennedy për Artet Performuese” në Uashington DC, është finalizuar shorti i grupeve...

Lexo më shumë

Aksident i trefishtë në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
5 Dhjetor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në...

Lexo më shumë

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes

FIFA i jep Donald Trump Çmimin e Paqes
5 Dhjetor, 2025

Presidentit Donald Trump i është dhënë çmimi i ri i paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com