-U tha në Opinion

Avokati Daci: Kryetari i PD-së zyrtarisht është Lulzim Basha



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:40 - 12/01/23 |
Opi Nion

“Kryetari i Partisë Demokratike juridikisht është Lulzim Basha”, kështu është shprehur avokati Jordan Daci në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Avokati Daci është shprehur se Basha e ka dhënë dorëheqjen në mënyrë deklarative, por ajo nuk ka vlerë juridike pasi siç e thekson Daci në zgjedhjet e ardhshme lista për PD-në do të shkojë me firmën e Bashës ose me atë të personave të autorizuar nga ai.

Blendi Fevziu: Daci a mund të ma shpejgosh dot tek kjo skemë, si është zgjidhja?

Jordan Daci: Konkretisht, vendimi i Shkallës së Parë që u miratua nga vetë kërkesa me kryetar Lulzim Bashën, u ankimua nga vetë pala, e cila praktikisht kishte fituar gjyqin, por kishte pretendime për një pjesë.

Blendi Fevziu: Këtu më bëre akoma dhe më lëmsh.

Jordan Daci: Ka edhe një ankim tjetër në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila në njëfarë mënyrë mundohet të komplikojë dhe më shumë procesin. Pas vendimit që u mor në Dhjetor, vendimit ku u njoh Berisha si kryetar, për herë të parë në 30 vite ndodhi që u lejua ankim ndaj një vendimi të tillë sepse deri në ato momente, të gjitha vendimet që bëheshin në Gjykatën e Tiranës, regjistroheshin menjëherë dhe madje nuk lejoheshin ankim me idenë që këto janë gjyqe pa palë dhe nuk lejohet ankim. Për herë të parë, Gjykata e Tiranës ndryshoi praktikën dhe dosja u pranua dhe detyrimisht dosja do të duhej të shkonte në Apel. Kjo e bëri që shënimi në regjistër të mos bëhej. Nga ana tjetër, kam një anomali tjetër sepse praktikisht dorëheqja e Bashës që të jetë efektive duhet të paraqitet në Gjykatë, përndryshe ajo është thjesht deklarative nga pikëpamje politike, por nuk ka asnjë vlerë juridike. Pra, de jure kryetar mbetet ai, por nuk e ushtron ai si detyrë.

Blendi Fevziu: Pra kryetar të PD-së kemi Bashën ne?

Jordan Daci: Zyrtarisht po dhe në zgjedhjet e ardhshme lista do të shkojë me firmën e tij ose me atë të personave të autorizuar nga ai. Mos të harrojmë që vetë Bardhi duke mos pasur një dorëheqje efektive nuk e ka tagrin që të thirrë Kuvendin Kombëtar që të ngarkojë me detyrën e kryetarit një nënkryetar dhe prandaj ka mbetur pezull dhe ajo pjesë sepse nuk mund të shkohet në Këshillin Kombëtar duke thënë që ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë që në regjistër vazhdon figuron akoma kryetari.

Pas