Një avokat është dhunuar nga një 46-vjeçar në zyrën e tij në Fier. Policia njofton se ka qenë shtetasi E.XH., që ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij avokatin A.O., 38-vjeç për motive të dobëta. 46-vjeçari tashmë është shpallur në kërkim nga policia.
“Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin E. Xh., 46 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe goditur në zyrën e tij, shtetasin A. O., 38 vjeç, (avokat). Po punohet për kapjen e shtetasit E. Xh.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftim./Opinion.al