Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokati: 20 policë në shtëpinë e ish-drejtorit të rrugëve, tmerruan vajzat e vogla

2018/02/03 at 4:29 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Avokati: 20 policë në shtëpinë e ish-drejtorit të rrugëve, tmerruan vajzat e vogla

Neshat Fana, avokati i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma, ka deklaruar për “Panorama” se, arrestimi i klientit të tij është bërë në shkelje flagrante të ligjit dhe procedurave ligjore.


Fana ka thënë se do të bëjë kallëzim penal për prokuroren dhe gjyqtaren, që kanë vendosur arrestimin e Andi Tomës. Ai ka rrëfyer se familja e tij është përballur me një ngjarje skandaloze, ku Policia, sipas tij, i ka hyrë në shtëpi dhe nuk i ka dhënë asnjë informacion për atë që po ndodhte.

“Jam njoftuar mbrëmë në mes të natës nga bashkëshortja e Andi Tomës, që është miku im, jo thjesht klient im, dhe që i kishte shkuar Policia për kontroll banese dhe për ta arrestuar, për ta marrë me vete. Kam gjetur në shtëpinë e tij 20 policë, brenda në shtëpi, dy vajzat e Andit me temperaturë, njëra 10 vjeç dhe tjetra 5 vjeç, të tmerruara nga prezenca e 20 policëve dhe Andin bashkë me të shoqen, të skandalizuar me atë që po ndodhte dhe nuk kishte njeri t’i thoshte se për çfarë arsye ata njerëz ishin në shtëpinë e tij.

Nuk i thoshte njeri një vendim arresti të Gjykatës, ka një vendim të Gjykatës për kontrollin e banesës. Unë, oficeri i Policisë Gjyqësore, duhet të zbatoj këtë vendim Gjykate, por nuk i thoshte njeri asgjë, nuk i jepte njeri përgjigje. Le që kanë detyrim ligjor ta bëjnë këtë, por i hynë 20 policë brenda dhe i thonë do bëjmë ne ç’të duam në shtëpinë tënde. Nuk ndodh në asnjë vend demokrat e ligjor, jo e jo, por ndodh vetëm në këtë këllirë shtet”, tha avokati Neshat Fana. Ai shtoi se, pas ndë- rhyrjes së tij, Policia ka dalë jashtë banesës dhe janë kryer procedurat e njohjes së klientit të tij me vendimin e Gjykatës për kontrollin e banesës.

PRETENDIMET

Pala mbrojtëse e ka quajtur si të palogjikshme kontrollin e banesës për një marrëveshje, që është firmosur para 9 viteve dhe me pretendimin se klienti i tij ka “shpërdoruar detyrën”. “Shkon dhe i bën kontroll banese, por çfarë kontrolli? Ka 9 vjet që është nënshkruar ajo marrëveshje për një rrugë fshati, i kontrollon banesën për çfarë? E akuzon për shpërdorim detyre, nuk e akuzon për korrupsion që ka marrë lekë dhe shkon ta kontrollosh nëse i ka lekët e rrugës në shtëpi ai apo jo?! Gjoja me këtë rrugë nuk është bërë mirë dhe duhej bërë më ndryshe.

Kishte 5 vjet që hetohej kjo çështje dhe dokumentet janë në Drejtorinë e Rrugëve dhe nuk janë dokumentet e rrugëve në shtëpinë e ish-drejtorit të para 8 vjetëve”, sqaron Fana. Ai ka saktësuar se ka kërkuar nga gjyqtarja dhe nga oficeri i Policisë Gjyqësore dokumentacionin, mbi të cilin janë ngritur akuzat, por ato nuk i janë vënë në dispozicion ditën e djeshme. “Me aq sa pashë nga vendimi i Gjykatës, nuk ka asnjë arsyetim pse klienti im dhe personat e tjerë, që akuzohen për ‘shpërdorim detyre”, që është një vepër relativisht e lehtë, që parashikon një dënim me burgim 10 ditë deri në 7 vjet, duhet të arrestohet me burg?! Pa ditur dhe pa e thirrur ndonjëherë, pa i komunikuar ndonjëherë, pa pasur idenë se po behët ndonjë veprim, pa pasur asnjë njoftim ligjor, që justifikon arrestimin me burg. Janë shkelur të gjitha dispozitat procedurale për arrestimin e tij. Nuk ka asnjë nen, që të justifikoje arrestimin e tij me burg”, ka thënë ai.

KALLËZIMI PENAL

Për Neshat Fanën, i gjithë procesi i ngritur ndaj Andi Tomës ka prapavijë politike dhe për këtë ai bëri të ditur se do të kallëzojë penalisht si gjyqtaren që ka dhënë vendimin, edhe prokuroren e çështjes. “Kemi të bëjmë me një sjellje kriminale të Policisë. Me një papërgjegjshmëri dhe shkelje të ligjit nga ana e Gjykatës dhe prokurores, të cilat kanë dhënë vendim të paarsyetuar sipas ligjit, për të cilat unë nuk do le gjë pa bërë. O do i çoj për përgjegjësi penale atë prokurore dhe atë gjyqtare, o s’ka! Do vdes unë ose do lë licencën. Ata njerëz do i çoj para përgjegjësisë, o s’ka! Të abuzosh me ligjin për interesa politike, për qejfe peshqish të mëdhenj apo të vegjël, vetëm në këtë vend gjen. Arrestimi është në mënyrë flagrante në shkelje me ligjin dhe unë pres nesër të marr materialet, do shkoj në gjyq dhe do ndjek procedurat. Por unë do kallë- zoj penalisht edhe prokuroren dhe gjyqtaren sepse kanë shkelur në mënyrë flagrante kërkesat e ligjit që janë ndryshuar së fundmi me Reformë në Drejtë- si. I kanë shkelur në mënyrë flagrante dhe do t’i diskreditoj publikisht dhe nuk do t’i lë gjë. Sepse nuk munden të dhunohen njerëzit në këtë farë feje”, ka thënë dje avokati Neshat Fana. / Panorama

Etiketa: andi tomadrejtori i rrugeveneshat fana


Ju sugjerojmë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
Aktualitet

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

25 Shtator, 2025 4:04 pm
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

25 Shtator, 2025 3:24 pm
Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese
Kryesore

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese

25 Shtator, 2025 2:24 pm
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

25 Shtator, 2025 1:36 pm
Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime
Kryesore

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime

25 Shtator, 2025 12:55 pm
Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë
Kryesore

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

25 Shtator, 2025 12:00 pm
Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i dënuari për vrasje çau murin e qelisë
Kronikë

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i dënuari për vrasje çau murin e qelisë

25 Shtator, 2025 11:02 am
Rrëmbeu një 19-vjeçar, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë
Kronikë

Rrëmbeu një 19-vjeçar, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë

25 Shtator, 2025 10:52 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vrasja në Durrës, autori dyshohet se është shoku i tij

25 Shtator, 2025 9:48 am
U dhunua dhe më pas u vra me thikë, çfarë ndodhi me 51-vjeçarin në Durrës
Kronikë

U dhunua dhe më pas u vra me thikë, çfarë ndodhi me 51-vjeçarin në Durrës

25 Shtator, 2025 8:55 am
Para
Moti i keq, rrëzohet një shtyllë tek Shkolla e Bashkuar

Moti i keq, rrëzohet një shtyllë tek Shkolla e Bashkuar

Bëni kujdes nëse keni kërthizën të dal, ja nga se rrezikoheni

Bëni kujdes nëse keni kërthizën të dal, ja nga se rrezikoheni

“Rroftë Italia”, thirrjet e të riut që plagosi 6 emigrantët në Macerata

“Rroftë Italia”, thirrjet e të riut që plagosi 6 emigrantët në Macerata
















TE FUNDIT

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
25 Shtator, 2025

Një këmbësor 55-vjeçar është përplasur ditën e djeshme nga një makinë, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”. Në njoftimin e sotëm...

Lexo më shumë

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”
25 Shtator, 2025

Ekspertët kinezë kanë vizituar prodhuesin e armëve IEMZ Kupol më shumë se gjashtë herë që nga tremujori i dytë i...

Lexo më shumë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
25 Shtator, 2025

Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme nuk ka të ndalur. Një pronë në 6 mujorin e parë...

Lexo më shumë

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg
25 Shtator, 2025

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është dënuar me pesë vjet burg, pasi u shpall fajtor për organizatë kriminale në një rast që lidhet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com