Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokatët e Trump: E pamundur vendosja e një garancie financiare prej 454 milionë dollarësh

2024/03/18 at 9:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokatët e Trump: E pamundur vendosja e një garancie financiare prej 454 milionë dollarësh

Avokatët e ish-presidentit Donald Trump i thanë gjykatës së apelit në Nju Jork të hënën se ai e ka të pamundur vendosjen e një garancie të plotë prej 454 milionë dollarësh për padinë civile për mashtrim me vlerën e pasurive.

Në një dokument të paraqitur në gjykatë, avokatët e ish-presidentit shprehen se vendosja e një garancie të plotë financiare nuk është e mundur në rrethanat aktuale.

Avokatët e Trump i kanë kërkuar gjykatës së nivelit të mesëm që të rrëzojë vendimin e gjykatës së nivelit më të ulët, ku parashikohet që ai të depozitojë shumën e plotë në formë garancie për të ndalur ekzekutimin e vendimit, ndërkohë që vazhdon procesi i apelimit.

Së bashku me interesat, zoti Trump duhet të paguajë gjithsej 456.8 milionë dollarë. Në total, ai dhe të paditurit e tjerë, përfshirë kompania e tij, djemtë Eric dhe Donald Trump Jr. dhe drejtuesit e tjerë, duhet të paguajnë 467.3 milionë dollarë. Në këtë rast garancia e plotë financiare do të shkonte në një total prej 557 milionë dollarësh, thanë avokatët e Trump.

Ish-presidenti Trump ka apeluar vendimin e marrë nga gjykatësi Arthur Engoron në muajin shkurt, ku thuhet se kompania e tij dhe drejtuesit kryesorë, përfshirë djemtë e tij, komplotuan prej vitesh për të mashtruar bankat dhe kompanitë e sigurimeve, duke fryrë artificialisht vlerën e pasurive në deklaratat financiare që u përdorën për të përfituar kredi dhe për të arritur marrëveshje të reja tregtare.

Ndër ndëshkimet e tjera, gjykatësi vendosi edhe kufizime të rrepta ndaj hapësirave për të bërë biznes të kompanisë së zotit Trump, “Organizata Trump”.

Ish presidenti Trump ka kohë deri në 25 mars për të paguar gjobën ose për të siguruar një urdhër nga gjykata që do të pezullonte ekzekutimin e vendimit gjatë kohës që po e apelon atë. Prokurorja e Nju Jorkut e zgjedhur nga radhët e demokratëve, Letitia James, është shprehur se do të përpiqet të sekuestrojë disa nga pasuritë e zotit Trump, nëse ai nuk do të jetë në gjendje të paguajë.

Zyra e prokurores James nuk pranoi të komentojë të hënën rreth pamundësisë së ish presidentit për të vendosur një garanci financiare.

Zoti Trump është shprehur se ka një vlerë pasurore prej disa miliarda dollarësh dhe tha gjatë dëshmisë në gjykatë vitin e kaluar se ka rreth 400 milionë dollarë rezerva në para të gatshme, krahas pronave dhe investimeve të tjera./VOA

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Stoltenberg: NATO ofroi ndihmë pas sulmit kibernetik, po investojmë në bazën e Kuçovës

Stoltenberg: Zgjedhjet ruse konfirmojnë se shteti ka shoqëri autoritare

Vrasja e Gentjan Bejtjas, Spartak Koka sjell në studion e “Opinion” 3 nga gëzhojat e atentatit

Vrasja e Gentjan Bejtjas, Spartak Koka sjell në studion e “Opinion” 3 nga gëzhojat e atentatit

Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com