Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokatët e Berishës braktisin seancën, procesi vazhdon me avokat të paguar nga shteti

2023/10/25 at 4:52 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha:Basha në një mision si peng i vërtetë, Rama ia pret fletën e arrestit kur të dojë

Pasi 2 avokatët e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi braktisën seancën, pritet që gjykata të thërrasë avokat kryesisht për të vijuar seancën për Sali Berishën.

Me anë të një njoftimi, Gjykata thekson se ka caktuar Artan Simonin për të vijuar seancën gjyqësore.

“Në datën 25.10.2023, ora 14.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

– Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e tij, të zgjedhur me prokurë të posaçme, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj.

– Nga ana e mbrojtësve u parashtruan 2 kërkesa, e konkretisht: Për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj si dhe njëherazi kërkuan dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

– Pasi gjykata u tërhoq në dhomën e këshillimit, disponoi si vijon lidhur me kërkesat e parashtruara nga ana e mbrojtësve të zgjedhur të të hetuarit Sali Berisha:

Lidhur me kërkesën për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, gjykata ka disponuar me vendim në seancën e shkuar gjyqësore të datës 24.10.2023, me të cilin është pranuar kërkesa e tyre për njohjen me aktet dhe njëkohësisht të marrin kopje të tyre konform nenit 105,110 dhe 248, pika 1 e K.Pr.Penale.

Pranoi kërkesën për vënien në dispozicion të CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj, kundrejt tarifave respektive.

Rrëzoi kërkesën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

– Nga ana e mbrojtësve av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj u bë me dije se kanë paraqitur kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe në këto kushte u larguan nga salla e gjykimit, duke deklaruar se nuk mund të realizojnë një mbrojtje efektive.

– Gjykata njoftoi se në seancën e parë gjyqësore, në kushtet që nuk ishte në dijeni për zgjedhjen e një mbrojtësi nga ana e të hetuarit Sali Berisha, referuar listës së avokatëve kryesisht, urdhëroi njoftimin e avokatit Artan Simoni, duke i bërë me dije këtij të fundit që të paraqitej pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate për tu njohur paraprakisht  me aktet, në eventualitet që nga ana e të hetuarit Sali Berisha nuk do të bëhej zgjedhja e një mbrojtësi.

– Pas marrjes së mendimit të prokurorëve, në kushtet që 2 avokatët e zgjedhur nga ana e të hetuarit Sali Berisha, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj  u larguan nga salla e gjyqit, bazuar në nenin 6, 48 dhe 248 të K.Pr.Penale, gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, në mbrojtje të interesave të ligjshme të të hetuarit Sali Berisha”, thuhet në njoftim./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” ende në kërkim, dyshohet se është parë në Gjirokastër
Aktualitet

Vrau efektivin e policisë,prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën

10 Korrik, 2025 2:01 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë

10 Korrik, 2025 1:55 pm
Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj
Kryesore

Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj

10 Korrik, 2025 1:46 pm
Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura
Aktualitet

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

10 Korrik, 2025 1:36 pm
BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës
Bota

BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës

10 Korrik, 2025 1:32 pm
Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Kryesore

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

10 Korrik, 2025 1:13 pm
Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90
Aktualitet

Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90

10 Korrik, 2025 12:59 pm
Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese
Aktualitet

Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese

10 Korrik, 2025 12:55 pm
IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës
Aktualitet

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës

10 Korrik, 2025 12:38 pm
Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga
Aktualitet

Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga

10 Korrik, 2025 12:33 pm
Para
Policia i çon me postë vendimin e GJKKO për Berishën, Noka-Rrumbullakut: Në seli, vetëm korrespondenca që lidhen me partinë

Policia i çon me postë vendimin e GJKKO për Berishën, Noka-Rrumbullakut: Në seli, vetëm korrespondenca që lidhen me partinë

Forumi “Global Gateway”/ Rama: Martesa me BE-në është më e vështira, por ja vlen

Forumi “Global Gateway”/ Rama: Martesa me BE-në është më e vështira, por ja vlen

I cilësoi si “grup çlirimtar”, Salvini e cilëson të neveritshme deklaratën e Erdogan për Hamasin

I cilësoi si "grup çlirimtar", Salvini e cilëson të neveritshme deklaratën e Erdogan për Hamasin

TE FUNDIT

Vrau efektivin e policisë,prokuroria e Fierit kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën

Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” ende në kërkim, dyshohet se është parë në Gjirokastër
10 Korrik, 2025

Prokuroria e Fierit ka kërkuar këtë të enjte burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën. 24-vjeçari akuzohet për vrasjen e efektivit...

Lexo më shumë

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
10 Korrik, 2025

Shanset për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gaza janë "të dyshimta". Ky vlerësim pesimist është dhënë nga qeveria...

Lexo më shumë

Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj

Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj
10 Korrik, 2025

Në qytetin e Memaliajt, prej një viti është hapur muzeu i Minatorit. Një hapësirë e re që sjell në vëmendje...

Lexo më shumë

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura
10 Korrik, 2025

Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali,  ndodhet në vizitë dy ditore zyrtare në Bullgari, ku ka mbajtur një deklaratë për media...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com