Ish-Kryeprokurori i vendit, Theodhori Sollaku, është avokat i Elvis Rroshit. Duke folur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës pasi ka takuar klientin e tij, Sollaku tha se “Rroshit i është lënë një masë sigurie e rëndë, krahasuar me veprën penale për të cilën akuzohet”.
Më tej, Sollaku tha nuk ka prova ndaj Rroshit dhe është arrestuar vetëm mbi bazën e informacioneve policore”.
I pyetur se pse nuk kishte deklaruar dëbimet, avokati Theodhori Sollaku u shpreh se “Rroshi nuk e ka pasur të detyrueshme të deklaronte dëbimin nga Zvicra, pasi ky shtet nuk është anëtar i BE. “Sipas ligjit për dekriminalizimin deklarohen vetëm shkeljet në vendet e BE”, tha mbrojtësi ligjor i Elvis Rroshit.