Bota

Avioni përplaset me linjën e energjisë, mijëra njerëz në errësirë në Uashington



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 28/11/22 |
Opi Nion

Një avion i vogël u përplas me linjat e tensionit të lartë të energjisë elektrike rreth 50 kilometra në veri të Uashingtonit, të dielën, duke shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike.

Mediat e huaja raportojnë se shërbimet e shpëtimit punuan gjatë natës për të shpëtuar njerëzit që ishin në bordin e avionit, i cili ishte ende i ngatërruar në kabllo.

Avioni u rrëzua rreth orës 17:30 sipas kohës lokale në Montgomery Village, Maryland, në kushtet e mjegullës dhe lagështisë së shtuar të ajrit sipas Shërbimit të Shpëtimit në Maryland.

Si pasojë e këtij incidenti , 120 mijë konsumatorë mbetën pa energji elektrike në zonën e Uashingtonit. Ndërkohë rrugët u mbyllën dhe shumë semoaforë në zonë ishin jashtë funksionit.

Zyrtarët e zjarrfikësve fillimisht thanë se dy persona ishin gjallë, por të bllokuar brenda avionit, megjithëse shefi i zjarrfikësve më vonë refuzoi të konfirmonte numrin e pasagjerëve.

Mësohet se avioni Mooney M20J po fluturonte nga Westchester, Nju Jork dhe do të ulej në Montgomery Airpark, afër vendit të rrëzimit./Opinion.al

Pas