Një nga avion Antovov, i konsideruar si një ndër më të mëdhenjtë në botë për transportin e mallërave, doli nga pista në Rusi pas një uljeje të detyruar që shkoi keq.
Antonov An-124 Ruslan, i cili mund të transportojë deri në 150 tonë mallra u nis nga aeroporti i Novosibirsk në Siberi, por menjëherë shfaqi problem duke humbur dhe kontaktin me radio zyrtarët e aeroportit.
Avioni gjigant, që kishte 14 persona në bord erdhi disa herë rrotull pistës përpara së të rrëshkiste dhe të dëmtonte rëndë rrotat e përparme dhe krahun e majtë.
Aktualisht ky është aeroplani është më i madh ushtarak në botë në përdorim.
Është e paqartë se çfarë ngarkese kishte në avionin që i përkiste transportuesit rus Volga-Dnepr Airlines, por fluturimi ishte drejt Austrisë.