Policia deklaron se në avionin që ra sot në Ishëm nuk u gjet drogë. Por të tjera fakte hedhin dyshime se ky avion kishte ardhur të ngarkohej me drogë.
Hetuesit kanë zbuluar se në vendin që ra avioni, rreth 1.5 lehtarë tokë ishte rrafshuar me zetor dhe dyshohet se ishte bërë pikërisht për uljen e avionëve të vegjël.
Vendi ku avioni ra ndodhet në zonën bregdetare mes Ishmit të Durrësit dhe Fushë-Krujës, në fshatin me emrin Gotull.
Edhe një dëshmitar që ka folur për ngjarjen në “News24”, ka konfirmuar se kanë parë shpesh herë që në këtë zonë fluturojnë avionë të vegjël dhe
ulen në këtë pistë të improvizuar.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha përmendi pikërisht drogën që kultivohet në zonën e Krujës. Sipas tij, avioni ishte porositur nga karteli mafion i Artur Bushit, kryetarit të bashkisë së Krujës.
Hetimet për këtë rast janë transferuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda.