TIRANË- Janë dhënë sot vendimet për personat përgjegjës për drogën që u kap në Divjakë teksa po transportohej në avionin e shtetasit italian Giorgio Riformato. 14 vjet burg dha gjykata për Saimir Bajramin, 11 vite burg për Mariglen Ymerajn. Po kaq për Orget Bilbilin dhe Kristian Demçen. Ndërsa me 10 vjet burg u dënuan Kleviol Ahmeti dhe Aurel Pupa. Të pandehurit kanë pranuar gjykimin e shkurtuar dhe përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit.