Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avioni i “Blu Panorama” tym në ajër, sa do “luhet” me jetën e shqiptarëve

2019/02/24 at 2:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Avioni i “Blu Panorama” tym në ajër, sa do “luhet” me jetën e shqiptarëve

Pasagjeret që udhëtonin me avionin e “Blu Panorama” nga Rinasi për në Ankona kanë përjetuar momente paniku dhe tmerri. Situata e pasigurisë në avion u krijua pasi në kabinën e pilotit u konstatua tym gjatë kohës që kishte nisur fluturimi.


Pas defektit avioni është kthyer sërish në aeroportin e Rinasit dhe ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga kompania apo autoritetet aero-portuale se çfarë ka ndodhur. Ekspertet po kontrollojnë gjendjen e avionit për të zbardhur shkaqet e defektit që mund të kishte pasur pasoja të renda.

Por problemet me avionët që nisen nga Rinasi nuk kanë qenë të pakta. Në mediat italiane një ditë më parë është raportuar një tjetër rast, ndërsa avioni i përkiste kompanisë “Fly Ernest”.  Avioni do nisej nga Rinasi në orën 19:20 të së premtes dhe do ulej në Malpensa në orën 21:15. Por një problem teknik bëri që ky udhëtim të shtyhej për në orën 2:30 të së shtunës.

Një ndër pasagjerët në fluturimin EG102 ishte dhe një 44-vjeçar nga Mesero, i cili dha lajmin për mediat italiane. Pier Gabriel Torrente tha se avioni i “Fly Ernest” nuk zbriti në Rinas, pasi kishte probleme që ishin pikasur që në nisje, ndërsa udhëtimi i krye me një avion të Tayaranjet.

Pier Gabriel Torrente
Pier Gabriel Torrente

“Në aeroport në Tiranë ne kemi përpiluar një fletë-ankesë kolektive, por e dimë që është vështirë të marrim një kompensim. Dhe ne e dimë se ka probleme të tjera më serioze. Por ne duam të garantohen të drejtat e udhëtarëve. Nuk ishte mirë që ta gjeje veten të braktisur, pa informacion, në një aeroport të panjohur për ne”, ka thënë 44-vjeçari.

Gjatë muajit janar, Autoriteti i Aviacionit Civil publikoi për herë të parë listën nominale të shoqërive ajrore, të cilat kanë bërë më shumë vonesa dhe anulime, duke i lënë pasagjerët të presin në aeroport. Sipas raportit, për vitin 2018, kompania me numrin më të lartë të vonesave ishte “Fly Ernest”. Përgjatë të gjithë vitit të kaluar, “Fly Ernest” ka bërë më shumë se 72 vonesa mbi 2 orëshe dhe 14 anulime të fluturimeve.

Pas saj, në vendin e dytë renditet menjëherë “Blu Panorama”. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, gjatë vitit që lamë pas “Blu Panorama” bëri 71 vonesa mbi 2 orëshe, ndërkohë që anuloi 6 fluturime të planifikuara.

Në vendin e tretë dhe të katërt në listën e kompanive më problematike renditen “Albaëings”, me 37 vonesa mbi dy orëshe, dhe “Adria” me 8 vonesa. Ligjet në fuqi u japin të drejtë pasagjerëve, që në rast vonesash apo anulimi të fluturimeve, të përfitojnë kompesim deri në 250 euro nga shoqëritë ajrore. Nga të dhënat zyrtare rezulton se, për vitin e kaluar kompanitë ajrore kanë pranuar 1.200 kërkesa për kompesim, e deri tani kanë realizuar 700 të tilla./ G.F Opinion.al

Etiketa: avioniBlu PanoramaPier Gabriel Torrente


Ju sugjerojmë

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Para
OSCAR 2019, si ka ndryshuar ceremonia këtë vit

OSCAR 2019, si ka ndryshuar ceremonia këtë vit

Ndahet nga jeta publicisti Arben Xoxa

Ndahet nga jeta publicisti Arben Xoxa

E rrëmbyen në moshën 19-vjeçare, Blerta divorcohet: E bëra për fëmijët

E rrëmbyen në moshën 19-vjeçare, Blerta divorcohet: E bëra për fëmijët
















TE FUNDIT

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Buxheti që socialistët kanë...

Lexo më shumë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
19 Nëntor, 2025

Absolutisht asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar ndaj protestuesve. Këtë përgjigje u dha ish-kryeministri Sali Berisha gazetarëve pas...

Lexo më shumë

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama është ngritur të prezantojë buxhetin për vitin e ardhshëm në Parlament, por deputetët e opozitës zgjodhën të...

Lexo më shumë

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
19 Nëntor, 2025

Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kjo si pasojë e problemeve me motin çka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com