Pas përfundimit të fjalës përshëndetëse nga të pranishmit në ceremoninë e hapjes së Bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, radha ishte e demonstrimeve në qiell nga avionët ushtarakë dhe helikopterët Black Hawk.
Në qiell u panë fillimisht 2 avionë Euro-fighter F-2000 (prodhohen në vende europiane) të cilët u ngritën nga baza ajrore italiane e Avianos dhe ndaluan më pas për të testuar pistën e bazës së Kuçovës.
Në bazë ndodhen të dislokuar edhe avionët F-35, F-16 (prodhim amerikan) si dhe dronë që pritet po ashtu të demonstrojnë fluturimin e parë mbi këtë bazë taktike. Mësohet se ato drejtohen nga pilotë amerikanë e italianë.
Në këtë bazë janë vendosur edhe 2 helikopterët “Black hawk”. Ndërkohë më herët është bërë një provë me dronët “Bayraktar”.