TIRANË- SHISH i drejtuar nga Visho Ajazi Lika e kishte informuar disa herë ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri për avionët me drogë të linjës Shqipëri-Itali. Në të paktën 6 raste ky shërbim i është drejtuar Policisë së Shtetit me shkresa konkrete për këtë çështje përpara se policia italiane te bente ndalimin e tyre. SHISH kishte informuar se avionët uleshin në Fier, Malësinë e Madhe, Vlorë dhe Lezhë. Burimet bëjnë me dije se SHISH u ishte rferuar dëshmive nga banorë të këtyre zonave.
Pas avionit me drogë të Riformatos që mbeti në rërën e Divjakës, kjo histori përsëritet në gusht-shtator të këtij viti. Një avion i nisur nga Dushkaraku i Vlorës u kap në Brindizi më 24 gusht, ndërsa 3 ditë më parë një tjetër avion me drogë i kap në Torino, por nuk dihet se nga ishte nisur. Në të dy rastet u arrestuan shqiptarë dhe në të dy rastet trafikantët ishin nga fshati Dusharak i Vlorës.