Dy avionë “B-52” të SHBA-ve po kryejnë fluturime me lartësi të ulët mbi Tiranë. Gjithçka po ndodh në Sheshin Skënderbej, ndërsa qytetarë të shumtë duket se kanë marrë pjesë në shesh.
Ky aktivitet po zhvillohet në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë edhe marrëdhëniet tona si aleate dhe partnere në NATO.
Në ceremoni ndodhet edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, e cila është shfaqur duke takuar fëmijë e të rinj.