Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max ka performuar në studion e një prej emisioneve më të ndjekura në Amerikë, “The Ellen Show” të moderatores së njohur Ellen DeGeneres.
Në performancën e saj live Ava krijoi një atmosferë mjaft të veçantë me këngën tashmë të kthyer në hit “Sweet but pyscho”.
Pas përfundimit të këngës Ava u përqafua me shumë përzemërsi nga aktorja hollivudiane Mila Kunis, e cila e përgëzoi këngëtaren për atë që realizoi në skenë. “Ishte fantastike, je e mrekullueshme”-u shpreh Kunis.
Ava ka lindur në SHBA dhe emri i saj i vërtetë është Amanda Koçi, ndërkohë që prindërit e saj janë me origjinë nga Saranda.
Ajo është shqiptarja e pestë që ka nisur një karrierë ndërkombëtare duke kujtuar këtu Dua Lipën, Rita Orën, Bebe Rexhën dhe Era Istrefin. /Opinion.al/