Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Autoriteti i Dosjeve: Politikani i lartë I.M, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit

2022/07/26 at 8:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Autoriteti i Dosjeve: Politikani i lartë I.M, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit

Gjatë verifikimit të dokumenteve të bashkëpunëtorëve të sigurimit, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka zbuluar se një politikan i lartë shqiptar ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.


Sipas Autoritetit të Dosjeve, institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit. Konstatimi u shqyrtua dhe materialet u bënë të njohura për të gjithë anëtarët e zgjedhur.

Njoftimi i Autoritetit të Dosjeve:

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i pavarur, i krijuar për qëllime të informimit të individëve, institucioneve, studiuesve dhe mediave me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ushtron prej 5 vitesh veprimtarinë e tij, bazuar në ligjshmëri, transparencë dhe bashkëpunim me institucionet shtetërore. Në kuadër të punës së përditshme me përpunimin e materialeve të ish-Sigurimit të Shtetit, së fundmi Autoriteti është ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik.   Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës   elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit. Konstatimi u shqyrtua me përgjegjësi dhe materialet u bënë të njohura për të  gjithë anëtarët  e zgjedhur. Me vendimin nr. 321, datë 26.07.2022 të Autoritetit, të dhënat iu përcollën Kuvendit të Shqipërisë.Për  identifikimin e materialeve të tilla dhe informimin mbi to, Autoriteti kërkon të kthehet vëmendja te ndryshimet e ligjit nr. 45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” i ndryshuar dhe problematikat e vështirësitë e përsëritura në zbatimin e disa dispozitave.

Konkretisht:

?????????? ? ???????̈?? ??̈????? ???̈????? ??̈ ??????̈, në zbatim të nenit 29, pika 4 të ligjit45/2015 i ndryshuar, ku parashikohet: “Autoriteti nuk administron kërkesat për informacion për zyrtarët që propozohen të  emërohen ose ngrihen në detyrë në  institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, kur Autoriteti administron apo i janë vënë në dispozicion dokumenti autentik origjinal i certifikatës së pastërtisë së figurës.” Pra, emrat e shqyrtuar më herët nga komisionet Mezini-Bezhani nuk verifikohen nga Autoriteti, me dispozitë ligjore. Nga ana tjetër, neni 29 pika 4 të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar, zbatohet vetëm për kërkesat për informim të paraqitura nga institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, dhe jo për kërkesat individuale për informim. Në këtë rast, Autoriteti nuk kushtëzohet nga normë urdhëruese dhe e jep dokumentacionin në administrim, siç rezulton nga verifikimi. Disa herë, (nëntor 2018, shkurt 2020, etj.), Autoriteti ka paraqitur propozime për ndërhyrje në ligj sa i takon dispozitës në fjalë, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, KQZ, Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhor edhe OSBE-së. Shqetësimi është paraqitur së fundmi nga znj. Gentiana Sula, në seancën plenare të 21 korrikut 2022, gjatë raportimit të veprimtarisë për vitin 2021. Në këto rrethana, në rastet e shqyrtuara me përgjegjësi për subjektet A. D., Th. S., S. H., Xh. Sh., D. Ç., dhe I. M., Autoriteti e ka bazuar vendimmarrjen në kërkesën për emërim/ngritje në detyrë.

Në rastet kur kërkesa për të njëjtët emra bëhet për verifikim figure, Autoriteti administron të gjithë dokumentacionin mbi personin në fjalë.

Ngërçi e vë institucionin në pozitën që, një vendim i tij në përgjigje të kërkesës institucionale, deklaron se subjekti zotëron certifikatën e pastërtisë se figurës së tij nga komisione të mëhershme verifikuese.

Vendimi tjetër, – i marrë në përgjigje të kërkesës individuale, – shprehet që po i njëjti subjekt rezulton me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

Të dy vendimet janë të ligjshme dhe në zbatim të ligjit nr. 45/2015, i ndryshuar.

I gjendur më shumë se një herë në situatë të tillë, Autoriteti vlerëson se çdo rrethanë apo informacion i njohur nga vetë kërkuesi apo publiku, dhe për të cilën Autoriteti është në dijeni apo disponon informacion se ekziston, duhet të pasqyrohet dhe të jetë pjesë përbërëse e vendimit në pjesën përshkruese dhe arsyetuese të secilit vendim.

Kuvendit të Shqipërisë i është kërkuar të ndërhyjë për zgjidhjen e kësaj situate, ku dokumentacioni i funksionimit të komisioneve të mëparshme është jo vetëm me mangësi fizike dhe të anës formale, por në disa raste ka rezultuar i pasaktë në verifikimet e kryera nga Autoriteti në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Përmirësimi i ligjit ndihmon kryerjen e proceseve të punës me përgjegjësi, integritet dhe transparencë, për ruajtjen e besueshmërisë së institucionit për shoqërinë shqiptare dhe partnerët ndërkombëtarë, për sa kohë që figurat e verifikuara për emërim, ngritje në detyrë apo si të zgjedhur qendrorë e vendorë, luajnë rol të rëndësishëm në vendimmarrje dhe politikat publike.

??̈ ????, ?????????? ? ?????????̈?? ??̈? ????????̈/ ????????̈ ??????? dhe angazhimi minimal i subjekteve politike, për zbatimin e nenit 30 të ligjit 45/2015, i ndryshuar.

Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, nga 18 parti politike të regjistruara, vetëm dy të tilla, (përkatësisht PDIU, 144 emra dhe Aleanca Popullore për Drejtësi, 141 emra) paraqitën kërkesë për verifikim të kandidatëve për deputetë.

Për zgjedhjet parlamentare të prillit 2021, vetëm katër subjekte politike (Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia Bindja Demokratike, Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Evropiane, (ABDE), Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë), gjithsej 61 kandidatë, morën në konsideratë këtë proces të rëndësishëm për integritetin e zgjedhjeve.

Autoriteti i është drejtuar me shkresë të gjitha partive politike të regjistruara në zgjedhje (31

gjithsej) që, në zbatim të nenit 30 të ligjit 45/2015, i ndryshuar, të bashkëpunojnë me institucionin për përmbushjen e detyrave për verifikim të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkish dhe kryetarë këshilli qarku.

Për zgjedhjet parlamentare 2017 dhe 2021, nga Autoriteti u verifikuan 446 kandidatë për

deputetë, ku 441 rezultuan pa dokumente dhe 5 kandidatë për deputetë figuruan bashkëpunëtorë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti kërkon të shqyrtohen me prioritet problematikat e ngritura në vite sa i takon verifikimit të figurës së zyrtarëve që emërohen, ngrihen në detyrë dhe përfaqësuesve politikë që marrin pjesë në fushata zgjedhore qendrore e vendore, të cilët kanë impakt të drejtpërdrejtë në politikat publike në vend.

Autoriteti siguron shoqërinë shqiptare, grupet e interesit, institucionet dhe partnerët, që do të vazhdojë të kryejë me integritet, transparencë dhe përgjegjësi institucionale detyrat e ngarkuara nga ligji, për zbardhjen e së shkuarës komuniste, në funksion të së ardhmes dhe konsolidimit të demokracisë.



Ju sugjerojmë

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
Bota

Rusia: Putini është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes” për Gazën

19 Janar, 2026 4:02 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

19 Janar, 2026 3:10 pm
Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
Aktualitet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

19 Janar, 2026 2:11 pm
KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë
Rajoni

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

19 Janar, 2026 2:05 pm
Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet
Bota

Trump kërcënoi me tarifa, Gjermania: Marrëveshja tregtare me SHBA nuk do zbatohet

19 Janar, 2026 2:03 pm
Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku
Bota

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku

19 Janar, 2026 1:56 pm
Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës
Bota

Italia e gatshme të ndërmjetësojë mes SHBA-së dhe Evropës

19 Janar, 2026 1:42 pm
FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale
Bota

FMN: Rritja e tarifave rrezik i madh për ekonominë globale

19 Janar, 2026 1:39 pm
Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje
Kronikë

Arrestohen 2 vëllezër, dyshohen si të përfshirë në një vrasje

19 Janar, 2026 1:38 pm
Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja
Aktualitet

Shtyhet seanca për Veliajn, arsyeja

19 Janar, 2026 1:34 pm
Para
“Po na provokojnë”,  avionët turq fluturojnë mbi ishullin grek

“Po na provokojnë”,  avionët turq fluturojnë mbi ishullin grek

Berisha: Opozita është në këmbë, një stacion e kapëm në 7 korrik

Berisha: Opozita është në këmbë, një stacion e kapëm në 7 korrik

“Politikani i lartë I.M, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”, reagon Tedi Blushi

"Politikani i lartë I.M, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit", reagon Tedi Blushi
















TE FUNDIT

Rusia: Putini është ftuar të bashkohet me “Bordin e Paqes” për Gazën

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
19 Janar, 2026

Kremlini ka njoftuar se Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një ftesë për t'u bashkuar me një "Këshill Paqeje" të udhëhequr nga SHBA-të...

Lexo më shumë

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
19 Janar, 2026

Sali Berisha hodhi poshtë opsionin e bojkotit pak orë para se Parlamenti të hapej për sesionin e ri. Bojkoti i...

Lexo më shumë

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet

Parku i liqenit të Paskuqanit, Rama: Transformim që nuk ndalet
19 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot parkun e ri të ndërtuar në liqenin e Paskuqanit, pjesë e bashkisë së Kamzës. Kryebashkiaku Rakip Suli prezantoi të...

Lexo më shumë

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë
19 Janar, 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com