Të paktën 107 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 120 janë plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Shumica e viktimave u raportuan në rajonet e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr.
Mbi 410 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet dhe 63 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.
Të paktën 11 spitale janë bombarduar, shkruan BBC./Opinion.al