Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Autoritetet serbe ndalojnë zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës

2024/04/17 at 6:20 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Autoritetet serbe ndalojnë zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq, është ndaluar nga autoritetet serbe të mërkurën, njoftoi në rrjetet sociale Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas informatave brenda institucioneve të sigurisë së Kosovës, Jankoviq – i cili vjen nga komuna e Shtërpcës – është ndaluar në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, në veri të Kosovës, dhe është dërguar për intervistim në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Brendshme të Serbisë për këtë çështje, por nuk ka marrë përgjigje.

Zulfaj tha gjithashtu se autoritetet serbe i kanë nisur “arrestimet masive” pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe se po i mbajnë “peng të gjithë”.

Nadalimi i Jankoviqit vjen në të njëjtën ditë kur Ministria e Jashtme e Kosovës tha të mërkurën herët se Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si “shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”.

Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i ka mohuar si “të pabaza” akuzat e autoriteteve kosovare se ajo ka ndaluar autobusë me udhëtarë kosovarë në kufijtë e saj.

“Po forcohet kontrolli i të gjithë pasagjerëve në pikat kufitare dhe po kryhen kontrolle të sigurisë, e gjitha kjo me qëllim të sigurisë dhe sigurisë më të madhe të qytetarëve, gjë që mund të shkaktojë një qëndrim më të gjatë në vetë pikën kufitare”, tha Ministria serbe.

Ekipi i REL-it, i cili ishte në pikën kufitare të Serbisë me Kroacinë, Batrovci, nuk u lejua të filmonte, me arsyetimin se nuk kishte leje për ta bërë këtë. Kërkesa e REL-it, e cila u dërgua disa orë para mbërritjes në vendkalim, nuk ka marrë ende përgjigje.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJK) ka deklaruar se për çështjen e paraburgimit të qytetarëve të Kosovës në Serbi u është drejtuar vendeve të QUINT-it – Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë.

Ata shprehën pritshmërinë se situata “do të përfundojë shpejt”.

MPJK tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tashmë kishte paralajmëruar për “këto veprime hakmarrëse”.

Vuçiq paralajmëroi më 14 prill se çdokush që shkel rendin kushtetues të Republikës së Serbisë “do të arrestohet dhe do të ndiqet penalisht”.

Ai i bëri këtë paralajmërim duke folur për arrestimin e Sreqko Sofronijeviqit prej Zveçanit, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe, më 13 prill.

Policia e Kosovës tha më 13 prill se e ndaloi Sofronijeviqin në pikën kufitare me Serbinë, Bërnjak, për pjesëmarrje në protestat e vitit 2021, të organizuara për shkak të zbatimit të një aksioni kundër kontrabandës me mallra.

Vuçiq tha gjithashtu se tani “të gjithë ata që e shkelin” rendin kushtetues të Serbisë, kushdo që merr pjesë në të në çfarëdo mënyre, përmes protestave, demonstratave apo mjeteve të tjera, do të mbahet përgjegjës. /REL

Ju sugjerojmë

“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave
Aktualitet

“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave

30 Korrik, 2025 6:17 pm
Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?
Bota

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?

30 Korrik, 2025 5:59 pm
Osmani: SHBA ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën
Rajoni

Osmani: SHBA ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

30 Korrik, 2025 5:37 pm
Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes
Aktualitet

Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes

30 Korrik, 2025 5:06 pm
Art e stil i guximshëm, Elton Ilirjani mahnit me performancën në “Expo 2025 Osaka”!
Aktualitet

Art e stil i guximshëm, Elton Ilirjani mahnit me performancën në “Expo 2025 Osaka”!

30 Korrik, 2025 4:57 pm
Dënohet me burg përjetë Azgan Mërnica/ Vrau efektivin e policisë
Aktualitet

Dënohet me burg përjetë Azgan Mërnica/ Vrau efektivin e policisë

30 Korrik, 2025 4:39 pm
25 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, disa po merrnin ndihma
Bota

Të paktën 46 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

30 Korrik, 2025 4:22 pm
Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
Bota

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

30 Korrik, 2025 4:06 pm
Goditet grupi i Suel Çelës, SPAK i sekuestron mbi 4 mln € pasuri në Itali.Zbulohet..
Aktualitet

GJL lë në fuqi masën e sigurisë për dy ish-zyrtarët e akuzuar për sulmin ndaj SPAK

30 Korrik, 2025 3:56 pm
Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO
Aktualitet

2 mijë € për legalizimin e shtëpisë, dënohet me burg ish-zyrtari i Kadastrës Fier

30 Korrik, 2025 3:40 pm
Para
“Ju jeni kriminele!”/Një qytetar sulmon Ursula von der Leyen gjatë fjalimit të saj! Ja si reagoi Presidentja e Komisionit Evropian

“Ju jeni kriminele!”/Një qytetar sulmon Ursula von der Leyen gjatë fjalimit të saj! Ja si reagoi Presidentja e Komisionit Evropian

Izraeli plan prej 5 miliardë Dollarësh për rindërtimin e komuniteteve pranë kufirit të Gazës

Izraeli plan prej 5 miliardë Dollarësh për rindërtimin e komuniteteve pranë kufirit të Gazës

Gërvalla për ndalimin e kosovarëve në Serbi: U pyetën për vitin 1999 dhe për UÇK-në

Gërvalla për ndalimin e kosovarëve në Serbi: U pyetën për vitin 1999 dhe për UÇK-në

TE FUNDIT

“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave

“Afati i fundit…”/Balluku apel bizneseve, ndalet edhe te varrezat e makinave
30 Korrik, 2025

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka paralajmëruar sërish bizneset që veprojnë përgjatë rrugëve kombëtare të lirojnë hapësirat e...

Lexo më shumë

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?

Çfarë tregoi stërvitja ushtarake mes Serbisë dhe Kinës?
30 Korrik, 2025

Stërvitjet dhjetëditore e njësive speciale të ushtrive të Serbisë dhe Kinës është mbajtur në provincën Hebei në veri të Kinës,...

Lexo më shumë

Osmani: SHBA ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Osmani: SHBA ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën
30 Korrik, 2025

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit kompakt të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të...

Lexo më shumë

Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes

Kodi i ri Penal, mes alarmit dhe qesharakes
30 Korrik, 2025

Qeveria paraqiti për konsultim një draft të ri të Kodit Penal që sjell ndryshime rrënjësore, të cilat, në disa raste,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com