Guvernatori i Chernihiv në Ukrainë deklaron se 53 persona janë vrarë ditën e djeshme nga sulmet ruse.
Më herët u raportua se trupat e tre fëmijëve u gjetën në një ndërtesë të bombarduar në këtë qytet.
Ndërkohë ambasada amerikane në Kiev tha se 10 persona janë vrarë nga forcat ruse teksa ishin në radhë për të blerë bukë.
Që nga data 25 Shkurt, qyteti ka qenë i rrethuar dhe është goditur në mënyrë të vazhdueshme nga bombardimet ruse./ Opinion.al