Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

Rënia e numrit të nxënësve në arsimin parauniversitar ka detyruar autoritetet që të marrin masa për parandalimin e fenomenit të braktisjes së shkollës. Udhëzimi i ministrisë së arsimit dhe asaj të ekonomisë, i publikuar në Fletoren Zyrtare, përcakton se të gjitha institucionet arsimore parauniversitare së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Brendshme duhet të identifikojnë dhe regjistrojnë të gjithë fëmijët e moshës së detyrimit shkollor.

Gjithashtu, të gjitha drejtoritë arsimore duhet të kenë një databazë me numrin e nxënësve që braktisin shkollën dhe arsyet përkatëse.

“Drejtoritë e shkollave raportojnë në mënyrë të detajuar mbi rastet e braktisjes apo atyre në rrezik braktisje të shkollës nga nxënësi. Ky raportim bëhet pasi kanë marrë informacion nga prindi ose personi që ushtron të drejtën prindërore dhe nga njësia administrative për arsyet e braktisjes apo rrezikut të braktisjes dhe masat e marra për parandalimin. Çdo rast raportohet menjëherë në ZVAP dhe vihet në dijeni edhe njësia administrative në bashkinë përkatëse për ndjekjen e përbashkët dhe adresimin në strukturat përgjegjëse, çdo fund viti shkollor.”

Po ashtu, drejtoritë e shkollave duhet të kenë një database edhe me nxënësit e transferuar apo të larguar për arsye të ndryshimit të vendbanimit, duke i klasifikuar në një kategori të veçantë.

“ZVAP duhet të monitorojë shkollat lidhur me raportimin e nxënësve braktisës dhe të atyre në rrezik braktisje, sipas kalendarit të miratuar nga AKAP, të trajnojë drejtuesit e shkollave për raportimin në kohë të rasteve të braktisjes, të koordinojë bashkëpunimin ndërmjet Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe organizatave të shoqërisë civile, për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve të nxënësve braktisës dhe të fëmijëve në situatë rruge, të ndjekë me përparësi arsimimin e fëmijëve të ngujuar apo të strehuar pranë institucioneve që bëjnë pjesë në Koalicionin Kombëtar të Strehëzave Antitrafik dhe të zbatojë procedurat e ndjekjes së arsimit bazë, sipas udhëzimit përkatës për nxënësit që nuk kanë ndjekur të paktën dy klasa të arsimit bazë.”

Në fokus këtë vit do të jetë edhe parandalimi i dhunës, bullizmit dhe ekstremizmit në institucionet arsimore, ku në çdo shkollë do të ngrihen ekipet antibulling.

Tv Klan




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT