Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Autoritetet e emëruara nga Rusia në Kherson urdhërojnë evakuime të popullatës

2022/10/22 at 4:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Autoritetet e emëruara nga Rusia në Kherson urdhërojnë evakuime të popullatës

Autoritetet e emëruara nga Rusia kanë urdhëruar të gjithë banorët e qytetit jugor të Ukrainës, Khersonit, të largohen menjëherë, mes një përparimi të dukshëm të forcave ukrainase.

Në një postim në Telegram të shtunën pasdite, administrata rajonale pro-Kremlinit u bënte thirrje civilëve, që të zhvendoseshin më thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia, për shkak të asaj që e cilësuan situatë të tensionuar në front.

Në postim aludohej gjithashtu për një kërcënim nga ana që cilësoheshin bombardime e sulme të tmerrshme nga Kievi. Khersoni ra në duart e Moskës që në ditët e para të sulmit ndaj Ukrainës që nisi më 24 shkurt.

Ndërkohë në një kohë që janë shënuar rreth 8 muaj luftë në Ukrainë, forcat ruse po godasin infrastrukturës jetike të vendit me synimin sipas ekspertëve për ta shkatërruar atë tërësisht.

Rusia ka intensifikuar numrin e sulmeve ndaj infrastrukturës jetike të Ukrainës, duke synuar të lërë banorët pa energji elektrike apo ujë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se që nga 10 tetori forcat ruse kanë shkatërruar gati një të tretën e termocentraleve të vendit. Vendi shpreson tashmë që kursejë energji elektrike ndërsa dimri po afron.

Pas një takimi mes presidentit Zelenskyy, anëtarëve të qeverisë, përfaqësuesve të ndërmarrjeve elektrike e zyrtarëve lokalë u njoftua se do të kishte kufizime në furnizimin me energji elektrike në të gjithë Ukrainën nga ora 7 deri në orën 11 të mëngjezit. Po kështu dritat në rrugët e qyteteve nuk do të ndizen.

Ukrainasit thonë se do të qëndrojnë të patundur pavarësisht nga sulmet dhe situata e vështirë e krijuar në vend. Ata thonë se kanë marrë të gjitha masat për të përballuar dimrin.

“Asgjë nuk krahasohet me kohën kur Borodyanka ishte nën pushtimin rus, në fillim të muajit mars. Atëherë ishte ftohtë, ne qëndronim të fshehur në bodrum. Mungesa e energjisë elektrike sigurisht që nuk është diçka e mirë, por ne mund të jetojmë edhe pa energji elektrike”, thotë një banor në qytetin Borodyanka.

“Nuk është një gjë e mirë që nuk do të kemi drita, sidomos për ne që ndjekim mësimin online. Të bie dëshira për të studiuar. Megjithatë ne do të rezistojmë”, thotë kjo vajzë 11-vjeçare.

Ekspertët thonë se strategjia e re e Rusisë është shkatërrimi i infrastrukturës jetike të Ukrainës me synimin për t’ua vështirësuar jetën banorëve e që ata të fajësojnë për këtë, qeverinë e tyre./ VOA

Ju sugjerojmë

Bum pasagjerësh në aeroportin e Rinasit
Kronikë

6.7 milionë pasagjerë në Rinas deri në muajin Dhjetor

9 Dhjetor, 2023 12:56 pm
BE jep dritën e gjelbër për t’i ndarë Hungarisë rreth 1 miliardë Euro
Bota

BE jep dritën e gjelbër për t’i ndarë Hungarisë rreth 1 miliardë Euro

9 Dhjetor, 2023 12:42 pm
Vidhnin monedha floriri në Francë, SPAK:Grupi kriminal ka qarkulluar mbi 2.8 milionë Euro
Aktualitet

Hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe lëshimi i 15 urdhërarresteve, SPAK jep njoftimin zyrtar

9 Dhjetor, 2023 12:33 pm
Tre vendet e para bosh, çfarë po bën bota për klimën?
Bota

Tre vendet e para bosh, çfarë po bën bota për klimën?

9 Dhjetor, 2023 12:03 pm
BBC shkruan për Kukësin: Qyteti i parë në botë i nominuar për Nobel
Aktualitet

BBC shkruan për Kukësin: Qyteti i parë në botë i nominuar për Nobel

9 Dhjetor, 2023 11:33 am
Sipërmarrësit e agroturizmit në podkastin ‘Flasim’, Rama: Rrisin fuqishëm ekonominë lokale
Aktualitet

Sipërmarrësit e agroturizmit në podkastin ‘Flasim’, Rama: Rrisin fuqishëm ekonominë lokale

9 Dhjetor, 2023 10:59 am
Rama për Ahmetajn: Familja jonë nuk mban mbi shpinë askënd
Aktualitet

Lojërat Mesdhetare të 2030, Rama: Mbështesim kandidaturën e Kosovës

9 Dhjetor, 2023 10:39 am
21 urdhër-arreste për trafik droge. Zbardhen emrat, një grua në arrest shtëpie
Kronikë

Urdhërarrestet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, arrestohen 4 persona

9 Dhjetor, 2023 10:14 am
Ndryshimet klimatike në Hungari, bredhat e Krishlindjeve në rrezik
Bota

Ndryshimet klimatike në Hungari, bredhat e Krishlindjeve në rrezik

9 Dhjetor, 2023 10:06 am
Dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro, arrestohet zyrtari në Kosovë
Rajoni

Dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro, arrestohet zyrtari në Kosovë

9 Dhjetor, 2023 9:52 am
Para
Lajçak pas takimit me Kurtin: E rëndësishme që të mos ketë tensione

Lajçak pas takimit me Kurtin: E rëndësishme që të mos ketë tensione

Biden jep detaje të skemës së re të refugjatëve, si do shkojnë në SHBA ukrainasit

Biden: Dua të kandidoj sërish për një mandat të ri në zgjedhjet presidenciale

Zbardhet vrasja e 34-vjeçarit në Fushë-Krujë,arrestohen vëllezërit që vranë Indrit Ndojin

Zbardhet vrasja e 34-vjeçarit në Fushë-Krujë,arrestohen vëllezërit që vranë Indrit Ndojin

TE FUNDIT

6.7 milionë pasagjerë në Rinas deri në muajin Dhjetor

Bum pasagjerësh në aeroportin e Rinasit
9 Dhjetor, 2023

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” vijon të mbetet porta hyrëse kryesore e vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë. Pasi sipas Autoritetit të Aviacionit...

Lexo më shumë

BE jep dritën e gjelbër për t’i ndarë Hungarisë rreth 1 miliardë Euro

BE jep dritën e gjelbër për t’i ndarë Hungarisë rreth 1 miliardë Euro
9 Dhjetor, 2023

Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, janë pajtuar për t’i ndarë 920 milionë Euro për Hungarinë, në...

Lexo më shumë

Hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe lëshimi i 15 urdhërarresteve, SPAK jep njoftimin zyrtar

Vidhnin monedha floriri në Francë, SPAK:Grupi kriminal ka qarkulluar mbi 2.8 milionë Euro
9 Dhjetor, 2023

Prokuroria e Posaçme ka dalë n137 nj137 njoftim zyrtar lidhur me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Sipas SPAK thuhet se...

Lexo më shumë

Tre vendet e para bosh, çfarë po bën bota për klimën?

Tre vendet e para bosh, çfarë po bën bota për klimën?
9 Dhjetor, 2023

Në Konferencën Ndërkombëtare të klimës, që po zhillohet në Dubai u prezantua të premten, 8.12.2-23 indeksi i mbrojtjes së klimës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com