Aktualitet

Autori i sulmit në xhami ishte në kërkim,kishte plagosur një person tjetër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:18 - 19/04/21 |
Opi Nion

Rudolf  Nikolli, 34-vjeçari autor i ngjarjes së rëndë të ndodhur në xhaminë “Dine Hoxha” , ku mbetën të plagosur me thikë 5 persona rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm kriminalë.

Nikolli ka kryer një tjetër plagosje në muajin Mars të këtij viti. 34-vjeçari ishte konfliktuar me një 32-vjeçar në terminalin e autobusëve.

Pas konfliktit fizik mes tyre, Nikollaj e goditi me thikë 32-vjeçarin duke e lënë të plagosur.

Ndërkohë mesditën e sotme, 34-vjeçari u fut brenda xhamisë në rrugën e Kavajës në Tiranë duke sulmuar me thikë besimtarët. 5 prej tyre mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al

Pas