Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Autori i sulmit kishte në telefonin e tij fotografi të ish-Presidentit Trump, Presidentit Biden dhe zyrtarëve të tjerë

2024/07/18 at 9:47 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Autori i sulmit kishte në telefonin e tij fotografi të ish-Presidentit Trump, Presidentit Biden dhe zyrtarëve të tjerë

20-vjeçari nga Pensilvania që bëri atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump kishte në telefonin e tij fotografi të zotit Trump, të Presidentit Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, përfshirë të Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland dhe drejtorit të FBI-së, Chris Wray, sipas dy personave me dijeni për çështje.

Hetuesit që po analizojnë pajisjet elektronike të autorit të sulmit Thomas Matthew Crooks kanë zbuluar gjithashtu se ai kishte kërkuar për datat e Kuvendit Kombëtar Demokratike si edhe datat e fjalimeve të zotit Trump, sipas personave që folën me agjencinë Associated Press me kushtin që të mos identifikoheshin për të diskutuar detajet e një hetimi në vazhdim e sipër.

Sipas tre personave në dijeni me hetimin, ai gjithashtu kishte kërkuar në internet për “çrregullim të madh depresiv”. Por hetuesit nuk kanë përcaktuar ende nëse ai ishte diagnostikuar me depresion, tha një nga burimet.

Studimet kanë treguar se shumica dërrmuese e njerëzve me sëmundje mendore nuk janë të dhunshëm dhe ekspertët thonë se shumica e njerëzve që janë të dhunshëm nuk kanë sëmundje mendore.

“Nuk kemi asnjë të dhënë për ndonjë problem të shëndetit mendor”, tha në një konferencë telefonike shtypi të dielën, Kevin Rojek, agjenti special që drejton zyrën e FBI-së të Pitsburgut.

Hetuesit po përpiqen të gjejnë se çfarë e motivoi autorin e sulmit që të hapte zjarr në tubimin e fushatës të shtunën në përpjekje për të vrarë kandidatin presidencial republikan.

Ai vrau një pjesëmarrës në tubim dhe plagosi rëndë dy të tjerë. Zoti Trump u plagos lehtë në vesh, por nuk u lëndua rëndë dhe u shfaq vetëm disa ditë më vonë në Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki, duke e mbuluar me fasho plagën.

FBI ka thënë se po e heton sulmin si akt të mundshëm terrorizmi të brendshëm, por mungesa e një motivi të qartë ideologjik nga Crooks që u vra nga Shërbimi Sekret, ka krijuar terren përhapjen e teorive të konspiracionit.

Crooks përdori një pushkë të stilit AR, për të cilën autoritetet thanë se ishte blerë ligjërisht nga babai i tij. Autoritetet gjetën një jelek antiplumb në makinën e tij dhe një tjetër pajisje shpërthyese në shtëpinë e tij, ku gjatë muajve të fundit ai kishte marrë disa pako, përfshirë disa me materiale të rrezikshme.

FBI ka siguruar qasje në celularin e zotit Crooks, ka kontrolluar kompjuterin, shtëpinë dhe makinën e tij dhe ka intervistuar më shumë se 100 vetë deri më tani.

Sulmi ka ngritur pikëpyetje serioze se pse forcat e rendit nuk ishin në gjendje ta parandalonin sulmin./VOA

Ju sugjerojmë

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor
Aktualitet

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

16 Korrik, 2025 8:59 am
Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!
Aktualitet

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!

16 Korrik, 2025 8:51 am
Rama vizitë në gjigantin gjerman/ Schwarz Group, interes për investime në Shqipëri
Aktualitet

Rama vizitë në gjigantin gjerman/ Schwarz Group, interes për investime në Shqipëri

16 Korrik, 2025 8:41 am
Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, arrestohen dy nga autorët
Aktualitet

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, arrestohen dy nga autorët

16 Korrik, 2025 8:33 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 16 korrik 2025

16 Korrik, 2025 8:27 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 16 korrik 2025

16 Korrik, 2025 8:15 am
Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
Para
Shpërthen shtylla elektrike në qytetin e Sarandës, evakuohen qytetarët

Shpërthen shtylla elektrike në qytetin e Sarandës, evakuohen qytetarët

Një muaj paraburgim për shtetasin e Kosovës të arrestuar nga Maqedonia e V. me kërkesë të Serbisë

Një muaj paraburgim për shtetasin e Kosovës të arrestuar nga Maqedonia e V. me kërkesë të Serbisë

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do gjejnë dashurinë këtë verë 

Horoskopi ditor, e premte 19 korrik 2024 

TE FUNDIT

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor
16 Korrik, 2025

Shpenzimet e pushtetit vendor për 5-mujorin e parë 2025 evidentojnë zhvendosje të theksuar drejt shpenzimeve të personelit dhe tkurrje të...

Lexo më shumë

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 31-vjeçari/ E pëson edhe drejtuesi i mjetit!
16 Korrik, 2025

Mbante armë zjarri pistoletë, kapet në flagrancë ndërkohë që qarkullonte në një automjet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.  Policia e...

Lexo më shumë

Rama vizitë në gjigantin gjerman/ Schwarz Group, interes për investime në Shqipëri

Rama vizitë në gjigantin gjerman/ Schwarz Group, interes për investime në Shqipëri
16 Korrik, 2025

Me ndjekësit e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga vizita e tij në qendrën e kompanisë...

Lexo më shumë

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, arrestohen dy nga autorët

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, arrestohen dy nga autorët
16 Korrik, 2025

Janë arrestuar këtë të mërkurë, 16 korrik, dy nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur pak...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com