Aktualitet

Autori i plagosjes në Kavajë: Ja arsyeja e ngjarjes,kam sakrifikuar për PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 20/04/21 |
Opi Nion

Ndriçim Jonuzi, i shpallur në kërkim nga policia për të shtënat me armë pasditen e djeshme në një nga zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë, ku u plagos sekretari i PD-së, Bledar Okshtuni ka folur nga arratia.

Në një video-mesazh Jonuzi sqaron arsyet që sipas tij çuan në përplasje.  Ai thotë se është cilësuar nga kreu i opozitës. Lulzim Basha, si socialist, por i vjen keq që kanë humbur gjithë ato sakrifica që ka bërë për PD.

“Po e bëj këtë video për të sqaruar vëllezërit e mi myslimanë, që të rrinë të qetë, se as kam mend të merrem me politikë, sot e mot, inshalla. Më kanë thënë që Lul Basha, kryetari i PD, më ka cilësuar socialist dhe nuk më vjen mirë fare me mi humb gjithë ato sakrifica gjithë jetën time për PD, vetëm për të shfrytëzuar këtë situatë për fushatë tani. Normalisht çdo njeri do me fol, me pastruar veten e vet. Megjithatë e dinë vetë”, shprehet ai.

Jonuzi thotë se gjithçka ndodhi nuk ka të bëjë me politikën por për shkak se sipas tij personat me të cilët u konfliktua i kishin zënë rrugën një nënë me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari ata u sollën në mënyrë arrogante.

“Padyshim që nuk jam krenar për atë që kam bërë, si besimtar që jam zoti të më falë, nuk ka lidhje me sulme politike, të gjithë e dinë atë që ndodhi dje në xhaminë Dine Hoxha, ne e ndjejmë si për vete, si besimtarë që jemi, na kujtohet ajo e Zelandës së re, ku u vranë vëllezërit dhe motrat tona. Kur pashë këtë mistrecin që i zuri vendin një plaku me thinj dhe një nëne me shami, Mir Gjocin që i ka flokët me thinja, shkoi për iftar te roptë e vetë, dolën dy horra që i kanë buzët me qumësht, thjesht i kam fol ‘hape rrugën’, megjithatë më vjen keq për të ëmën e atij, si për plakën time, ndodhi. Vëllezër ma bëni hallall për shqetësimet, Çim Jonuzi i ka mbaruar punët me PD-në, nuk më intereson asnjë prej partive”, thotë Jonuzi./Opinion.al

Pas