3 të vdekur dhe 2 persona të plagosur kanë mbetur dje në Çikago. Sipas policisë së Çikagos pesë persona janë qëlluar me armë zjarri, tre prej tyre me plagë fatale në një apartament në pjesën jugperëndimore të qytetit, raporton Fox News.
Sipas policisë, një 18-vjeçar dhe një 19-vjeçar janë qëlluar në kokë. Viktima tjetër e një moshe të pacaktuar është plagosur në gjoks. Ai u dërgua në spital, ku u shpall i vdekur më vonë.
Sipas autoriteteve rrethanat e incidentit nuk janë të qarta. Policia tha se viktimat ishin brenda banesës, kur një mashkull i panjohur, i maskuar, ka hyrë dhe filloi të qëllonte me armë zjarri./opinion.al