Një makinë është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës.
Sipas policisë, makina ka qenë e parkuar poshtë një shtylle, kur në atë moment po digjej një kabllo elektrik.
Për shkak se kablloja ka rënë mbi kofanon e makinës, mjeti kas marrë flakë.
Korçë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 05:30, në lagjen nr. 18 Korçë, dyshohet se për shkak të djegies së një kablli elektrik, ka marrë flakë në pjesën e kofanos automjeti tip “Nissan”, në pronësi të shtetases V. S.
Automjeti ishte i parkuar poshtë shtyllës ku po digjej kablli elektrik dhe dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e rënies mbi kofano të pjesëve të ndezura të kabllit elektrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.