Francezët kanë fituar me rezultatin 1-0 në sfidën përballë gjermanëve në Mynih, në një nga ndeshjet më të ndjekura të kampionatit Europian.
Ka qenë një autogol i Humels në minutën e 20-të, që u ka dhënë fitoren francezëve, ndërsa të dyja skuadrat nuk kanë mundur ta prekin më rrjetën pavarësisht përpjekjeve përgjatë minutave të mbetura të lojës.
Franca merr tre pikë të cmuara në grup, ndërsa të dyja skuadrat do të përballen në vijim me Portugalinë dhe Ukrainën./Opinion.al