27 persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti në Ukrainë. Mësohet se një autobus me 38 pasagjerë është përplasur me një kamion që transportonte naftë.
Mediat e huaja raportojnë se aksidenti ka ndodhur në autostradën që kalon mes Kievit dhe Chop. Nga aksidenti kanë shpëtuar 11 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Viktima e 27-të është drejtuesi i autobusit, i cili sipas informacioneve paraprake ka qenë fajtori i aksidentit, i cilësuar nga autoritetet si “tragjedia më e madhe në rrugët e Ukrainës në dhjetë vitet e fundit”.