Një shtetas ka gjetur vdekjen në aksin rrugor Durrës-Tiranë, pasi është përplasur nga një autobus.
Ngjarja ka ndodhur përballë Drejtorisë së Patentatave.
“Në autostradën ‘Tiranë-Durrës’ mjeti autobus me drejtues shtetasin M. Th., 51 vjeç ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje“, njofton policia e Tiranës.
Me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e procedurale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit.