Një autobus është përfshirë në flakë mëngjesin e sotëm. Paraprakisht bëhet e ditur se në aksin Vlorë-Fier, te mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë autobusi i drejtuar nga shtetasi B.Xh., 60 vjeç.
Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, ndërsa bëhet e ditur se zjarri ja rënë si pasojë e nj defekti teknik të autobusit.
“Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”,-njofton policia./Opinion.al