Kryesore

Autobusi me shqiptarë të Kosovës qëllohet me gurë në Serbi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 08/01/23 |
Opi Nion

Një autobus me shqiptarë të kosovarë që po udhëtonte drejt Gjermanisë, është sulmuar me gurë në Serbi. Sikurse bëjnë me dije mediat në Kosovë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës para se autobusi me qytetarët nga Kosova të hynte në aksin Nish-Beograd.

Sulmi është konfirmuar nga vetë kompania “Fadili Tours” e cila ka thënë për ‘Nacionale’ se nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëmtim të xhamave të mjetit.

“Sulmi ka ndodhur në Serbi. Rasti është i vërtetë dhe të gjithë udhëtarët janë mirë dhe nuk ka të lënduar, nuk e dimë saktë se në cilin vend janë sulmuar. Janë duke i përfunduar disa procedura ligjore, dhe udhëtimi do të vazhdojë”, ka qenë reagimi nga kompania.

Duket se kjo situatë e tensionuar vjen pas plagosjes me armë të dy të rinjve serbë dy ditë më parë në Kosovë, ngjarje për të cilën autoritetet kanë arrestuar një person./Opinion.al

Pas