Një aksident rrugor në dukje i rrezikshëm, por pa fatalitete.” Kështu e ka përshkruar aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Tiranë, drejtori i Policisë Rrugore, Taulant Gjoka.
Gjoka shtoi se si pasojë e aksidentin ka pesë të lënduar lehtë të cilët po marrin kujdes shëndetësor tek spitali i Traumës. Drejtori i policisë rrugore shtoi se specialistët po shohin pistat për të parë shkaqet e aksidentit, nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo gabim njerëzor nga ana e drejtuesve të mjeteve.