Një autobus i linjës Kretë-Tiranë, me 38 pasagjerë është futur në Shqipëri, duke thyer kështu urdhrin për mbylljen e kufinjve me Greqinë, prej orës 10:00 të paradites së sotme.
Pasi ka qëndruar për rreth dy orë në doganë, autobusi është lejuar nga policia e Kakavijës që të futet në territorin shqiptar me kushtin që pasagjerët dhe dy shoferët të vetëkarantinohen për 14 ditë.
Pasagjerët ishin nga qytete të ndryshme, si nga Tirana, Durrësi, Lushnja e Fieri, dhe pretendonin se nuk kishin informacion për urdhrin e ndalimit, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi./Opinion.al